Mospajtimet mjegullojne lindjen e Kosoves
Nga Neil MacDonald, Harvey Morris
Parlamenti i Kosoves te premten vendosi bazat per deklarimin e pavaresise, ne mes te paqartesise mbi ate nese misioni i OKB-se, ne vend prej 1999, mund te terhiqej. " Shpallja e koordinuar e pavaresise" e cila pritet te dielen ne Prishtine eshte e lidhur ngushtesisht me planin e statusit te mbeshtetur nga perendimoret per territorin e diskutueshem, i cili kerkonte nje periudhe prej 120 ditesh per kalimin e pushtetit nga OKB-ja qe do te kulmonte ne hapjen e nje zyre te mbikqyrjes nderkombetare te drejtuar nga Bashkimi Evropian.
Ne te njejten kohe, misioni i perkohshem i OKB-se qe ka drejtuar Kosoven prej 1999 ishte menduar te mbyllej. Por me Rusine qe perkrah vazhdimin e sovraniteti te Serbise mbi krahinen e shkeputur etnike shqiptare, radha e veprimit caktuar qe vitin e kaluar nga Martti Ahtisaari, i derguari i OKB-se, nuk eshte e qarte. " Ahtisaari duhej te ishte aprovuar nga Keshilli i Sigurimit te OKB-se" , thote nje diplomat perendimor ne Kosove. "Atje duhej te kishte patur nje resolute te re te OKB-se - dhe nuk do te kete".
Si rezultat i deshtimit te Keshillit me 15 antare per te rene dakort mbi nje rezolute te re, Rezoluta ekzistuese 1244 mbetet ne fuqi. Zyrtaret e BE-se thone se 1244, e miratuar ne 1999 pasi forcat e NATO-s moren kontrollin mbi krahinen, siguron bazen ligjore per zyren e mbikqyrjes te drejtuar nga BE dhe rolin soqerues te policise dhe drejtesise - edhe pse misioni i OKB-se gjithashtu do te vazhdoje te ekzistoje ne nje lloj forme te kufizuar.
Rusia insiston te kunderten, duke e lene Ban Ki-moon, Sekretarin e Pergjithshem te OKB-se ne nje gjendje te veshtire mbi autorizimin e misionit te drejtuar nga BE.
Ne nje mbledhje te jashtezakonshme te thirrur nga Rusia te enjten ne mbremje, Vuk Jeremic, ministri i Jashtem i Serbise, i beri thirrje Sekretarit te Pergjithshem te vendoste qe deklarata e pritshme e pavaresise se Kosoves te ishte e pavlefshme dhe te anulohej.
"Ne asnjehere nuk do ta njohim pavaresine e Kosoves", tha z.Jeremic, i cili ishte ftuar ti drejtohej Keshillit. "Jo tani. Jo ne nje vit. Jo ne nje dekade. Asnjehere. Kosova dhe Metohija duhet te mbeten pergjithmone nje pjese e Serbise".
BE e ka distancuar vetevehten nga deklarata aktuale, por kjo nuk ka pranuar koordinimin e marre parasysh ne planin Ahtisaari. " cfare eshte dita e pare e 120 diteve?" Kjo eshte nje ceshtje e hapur", thote diplomati perendimor ne Prishtine. Z.Ban tashme duhet te beje te ditur qendrimin e tij, deklaraten e mbetur pezull nga Prishtina dhe pergjigjen e BE-se ndaj saj. Nje zedhenese thote: "Mesa duket, persa i perket operacionit te OKB-se ne Kosove, Sekretari i Pergjithshem eshte duke e monitoruar operacionin nga shume afer".
"Ne duhet te shikojme se cfare do te beje Ban Ki-moon", thote Fatmir Sejdiu, presidenti i Kosoves ne nje interviste me Financial Times. Hashim Thaci, kryeministri, te premten njoftoi krijimin e nje zyre qeveritare per te trajtuar shqetesimet e minoritetit serb ne Kosove. Parlamenti pritet te miratoje buxhetin e 2008 dhe te premten miratoi parimet Ahtisaari, vitale per te qetesuar vendet antare te BE-se se nje Kosove e pavarur mund te mbeshtese te drejtat e njeriut.