E Shtunë, 31 Tetor 2026

Semundja s'me la te festoja Pavaresine

Sonila Isaku
Semundja e bashkeshortes ka detyruar ciftin Ponika, nga Prizreni, qe te udhetojne drejt Tiranes. Qe ne momentin e pare qe jane nisur, kane menduar vetem per nje kurim dhe jo per nderhyrje kirurgjikale, ne menyre qe te jene ne qytetin e tyre te lindjes per te festuar shpalljen e Pavaresise se Kosoves. Por, mjeket duket se u kane "prishur te gjitha planet" e tyre per kete feste te madhe, pasi Ymria kishte nevoje urgjente per nje operacion ne miter. "Kur mjeku me tha se do te operohesha, e para gje qe me ka shkuar ne mendje ka qene festa e madhe qe do te behet ne Kosove ne daten 17 per shpalljen e Pavaresise dhe une nuk do te isha aty. Mendova sikur semundja te kishte duruar edhe pak, ta kaloja me mjekime dhe me pas te vija ne Tirane", thote me gjysme zeri, Ymrie Ponika. Nderkohe qe, mendon se si do te gjeje mundesine per te pare festimet qe do te kryhen ne Tirane, por edhe ne Kosove.
E shtruar ne katin e trete, te Spitalit Onkologjik, ku sapo ka dale nga reanimacioni, Ymria te pershendet me nje buzeqeshje. Ndersa i thua se si ndihet qe ndodhet larg vendit te saj ne momentin e shpalljes se Pavaresise, sapo i thua kete te fundit i shndrisin syte dhe fillon te perlotet. "Eshte momenti me i bukur per cdo kosovar shpallja e pavaresise. Eshte ajo qe ne kemi pritur gjithe jeten edhe tani ne momentin qe po ndodh, une nuk kam mundesi qe ta perjetoj", pohon 34-vjecarja nga Prizreni. Por, edhe pse e operuar edhe ne gjendje jo te mire shendetesore, Ymria se bashku me bashkeshortin e saj pohojne se do te festojne se bashku ne Tirane, me ato mundesi qe kane ne nje dhome spitali. Nderkohe qe jane ne dijeni te cfaredolloj gjeje dhe aktiviteti qe po ndodh ne Tirane, si dhe ne Prishtine. Bashkeshorti i Ymries, Afrimi, tregon se do te dale ne sheshin kryesor te Tiranes per te festuar, nderkohe qe di edhe se makinat jane te ndaluara te qarkullojne gjate gjithe dites ne rruget dhe sheshet kryesore.
Festa qe do te zhvillohet ne Prizren do te percillet te cifti nga te afermit e tyre, te cilet do te kene mundesi te perjetojne ato momente. Afrimi ka filluar qe diten e shtune te informohet nga familjaret per zbukurimet dhe ato pergatitjet e dites se fundit qe po kryhen ne qytetin e tyre. Me dy telefona celulare ne dore, 34-vjecari shkembente per nje periudhe te gjate mesazhe. "Tani qe operacioni ka dale me sukses, ne jemi qetesuar. Te afermit dhe dy djemte, pervecse me pyesin per shendetin e Ymries, vazhdojne te me shkruajne per ato cfare po zhvillohen aty. Qyteti, me tregojne se, eshte mbushur me shume flamuj dhe eshte nje atmosfere entuziaste", pohon Afrimi nga Prizreni. Ndonese ndodhet larg edhe semundja e bashkeshortes nuk i la te festonin, ai tregon se ky eshte nje nga momentet me te bukura qe kosovaret po perjetojne ne historine e tyre. E ndersa thote me shume dashuri se "kosovaret kane te diten e tyre te madhe, diten e Pavaresise, te gjithe duhet ta festojne".
Lloji i semundjes dhe nderhyrja kirurgjikale qe ka kryer vetem tri dite me pare, nuk e lejojne Ymrien qe te levize nga spitali dhe krevati. Kurat e zgjatura qe duhet te beje e detyrojne ate te qendroje per nje kohe te gjate. Ka qene nje semundje e rende dhe nje nderhyrje qe ajo duhet te bente ne miter, por e rendesishme per te eshte qe operacioni ka dale me sukses dhe ajo do te rikthehet perseri ne Kosove. Ndersa mjeket qe ndjekin ecurine e semundjes se saj, pohojne se nuk duhet te beje levizje te gjata per nje kohe te caktuar. Kjo e ka detyruar te qendroje ne krevat edhe ne diten e shpalljes se Pavaresise se Kosoves.
"Sapo te kthehemi do bejme feste te madhe"
Pervec atyre momenteve qe do te kaloje sot ne Tirane, Afrim Ponika ka menduar edhe momentet e para qe do te kthehet ne qytetin e tij te lindjes, ne Prizren. Ka menduar edhe per gjene e pare qe do te beje, e cila do te jete nje feste e madhe me familjen per shpalljen e Pavaresise se Kosoves, per te "rikthyer edhe nje here prapa" momentet e qe do te kalonin nese familja e tyre do te ishte e bashkuar ne diten e 17 shkurtit. "E para gje qe kam menduar te bej sapo te shkoje ne Prizren eshte qe te organizoj nje feste te madhe me gjithe te afermit e mi per shpalljen e Pavaresise. Meqenese ne momentin me historik per Kosoven, ne do te jemi ne Shqiperi dhe dy djemte e mi me nenen ne Kosove nuk kemi mundesi tjeter, atehere nje feste kur te rikthehemi eshte gjeja me e mire qe mund te ndodhe", thote Afrimi.
Nje buzeqeshje e shoqeron gjate gjithe kohes kur flet per Pavaresine e vendit te tij dhe syte i shndrisnin nga gezimi. Nderkohe qe tregon se ky moment ka qene me i prituri nga te gjithe per qindra vite me radhe. "Qe ne vogeli jam rritur me nje fryme qe me ka ushqyer per nje Kosove te lire dhe te pavarur. Kemi kaluar periudha shume te veshtira, por cdo e keqe ka nje te mire", thote 34-vjecari. Sipas tij, pas perfundimit te luftes, Kosova ka qene ne sprova te medha per te festuar kete dite te lirise, ndonese ka pasur edhe shume kundershtime per ta fituar kete status, ajo per Afrimin dhe gjithe popullin kosovar sot do te jete e LIRE.
Familja e ndare me dysh
E ndersa shume familje kosovare qe kane qene te ndara gjate periudhave te tjera te vitit jane bashkuar per te festuar pavaresine, familja Ponika eshte ndare. Nena dhe dy femijet e Afrimit dhe Ymries do te jene ne Kosove per te festuar, ndersa cifti ne Shqiperi per nderhyrjen kirurgjikale te bashkeshortes. Fati eshte treguar doreshtrenguar per kete familje ne diten me te bukur te vendit te tyre. "Shume kosovare kane ardhur nga emigracioni apo vendet ku jetojne vetem e vetem per te festuar keto momente historike, kurse ne jemi te ndare", ka thene Ymria. Por, eshte e lumtur qe dy djemte e saj do te perjetojne keto momente, te cilet nuk do te harrohen asnjehere si nga te moshuarit, te cilet kane dekada qe e presin, ashtu edhe nga te rinjte, qe kane vite qe degjojne per kete dite. "Me gezon shume fakti qe dy djemte e mi do te dalin me flamuj dhe do te festojne mes gjithe te afermve dhe qytetareve te tjere. Ata jane me fat, kane mundesi te festojne edhe une do te jepja gjithcka te festoja. Por, do te festoj me tiransit", ka theksuar Afrimi. Tashme ai i di aktivitetet qe do te organizohen ne kryeqytetin e Shqiperise dhe do te ndjeke festimet ne Kosove nepermjet televizorit. Ndersa festimet ne Tirane do t'i perjetoje vete. "Nuk kam fatin te jem ne Prizren, por kam fatin tjeter, do te festoj ne Tirane", buzeqesh Afrimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›