E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mospajtimet rreth Kosovës të mos e ndalin Ballkanin

Shefi i diplomacisë britanike, William Hague, pas takimit me homologun e tij serb Vuk Jeremic, ka porositur Serbinë se është e rëndësishme që ajo të mos lejojë që mospajtimet rreth Kosovës të bëhen pengesë për anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian.

"Pavarësisht mospajtimeve rreth Kosovës, të mos lejojmë që të ndalet avancimi i vendeve ballkanike drejt BE-së", ka porositur shefi i diplomacisë britanike, duke thënë se janë në pritje të qëndrimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës.

Takimi mes dy homologëve është mbajtur pas Takimit të Nivelit të Lartë në Sarajevë. Një takim me Hague e ka pasur edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›