QKUK, me aparaturë të re
Ambasada e Suedisë në Kosovë i ka dhuruar Qendrës Klinike Universitare një aparaturë "Plazma Foreza", donacion, për trajtimin e më shumë se 50 sëmundjeve të ndryshme.
Drejtori i QKUK-së, Ali Sadriu, tha se aparatura është shumë e nevojshme, ngase plotëson standardin e lëvizjes së aparaturës deri te pacienti dhe jo e kundërta.
”Ky është një aparat i kohës i cili i dedikohet kujdesit intensive ku pacientet janë në gjendje më të rëndë”, tha ai.
Ndërsa ambasadorja suedeze në Kosovë, Ingrid Johanson, tha se donacioni që I dhanë QKUK-së është e firmës GAMBRO. “Besoj që është lajm i mirë për Kosovën që Gambro është vendosur këtu”, tha ajo. Sipas saj, ky është vetëm fillimi i bashkëpunimt të GAMBRO-së me QKUK-në.
Gazmend Boshnjaku, përfaqësues i kompanisë GAMBRO nga Suedia për Kosovën, tha se aparatura ka vlerën e 15 000 euro dhe së është e para e një lloji të tillë në QKUK. “Ka më se 50 indikacione terapeutike që do të trajtohen me këtë aparaturën 'Plazma Foreza'”, tha ai.
Boshnjaku tha se ekipi prej dy mjekëve dhe një tekniku do të trajnohen në Kosovë dhe jashtë Kosovës për trajnimin e përdorimit të aparatit.