Statusi i Kosovës, punë e kryer
Ambasadorja amerikane në Beograd, Mary Warlick, ka deklaruar se SHBA’të mbështesin dialogun Serbi-Kosovë rreth çështjeve praktike që ende janë të hapura, mirëpo çështja e pavarësisë territoriale të Kosovës, sipas saj, është punë e kryer.
Warlick ka thënë për mediet serbe se SHBA’të mbështesin Serbinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe këtë po e dëshmojnë me ndihmën e vazhdueshme që po i ofrojnë Serbisë.
Megjithatë, e pyetur nëse mund të vije deri të ripërtëritja e bisedimeve për statusin e Kosovës, Warlick ka thënë se mund të bisedohet për çështje praktike në Kosovë, siç janë rryma, gjyqësia, doganat, telefonia, përmirësimi i kualitetit të jetesës – mirëpo kur bëhet fjalë për statusin, ajo ka potencuar se aty nuk mund të ndryshojë asgjë, sepse Kosova është e pavarur.