Durrës-Kukës, dialogu komik në sallë
Seanca e djeshme gjyqësore,
ku Gjykata e Lartë do të
shprehej nëse do të gjykon
te apo jo ish-ministrin e
Transporteve, Lulzim Basha, për
abuzimet gjatë ndërtimit të rrugës
Durrës-Kukës, është kthyer në një
komedi. Anëtarët e trupit gjykues
caktuan në seancën e datës 27 shkurt
se do të japin një vendim përfundimtar
për Bashën në datën 16
mars. Megjithëse ditë pushimi zyrtar,
për shkak të festës së verës,
palët në proces janë paraqitur. Kur
mendohej se seanca do të vazhdonte
normalisht, pavarësisht këtij
gabimi, anëtarët e trupit gjykues
kishin vendosur para se të hynin në
sallë shtyrjen e gjyqit. Arsyetimi:
Jemi pushim! Por në gjykatë
prokurorët dhe të pandehurit kanë
ironizuar vendimin e tyre, duke
deklaruar se kalendari i anëtarëve
të kolegjit penal është i huaj. Ata nën
zë kanë deklaruar se gjithçka ishte
një skenar i parapërgatitur... dhe se
nuk kishin ardhur për filma.
Megjithatë një situatë tjetër komike
është shënuar gjatë caktimit të seancës
së radhës. Palët në proces
kanë "luajtur" lojën e kungulleshkës.
Dhe në fund, pas peripecish,
kanë vendosur që të shtyjnë seancën
e radhës në datën 10 prill,
duke shkelur gjykimin e pandërprerë,
sipas avokatëve.
Seanca
Ministri Basha është paraqitur
dje për herë të dytë përballë
Gjykatës së Lartë, i shoqëruar nga
ish-drejtori juridik i Rrugëve, Andi
Toma, i cili gjithashtu gjendet nën
akuzë të përbashkët me Bashën
për abuzime në tenderët publikë.
Ata kanë hyrë në derën e pasme të
Gjykatës Supreme në Shqipëri dje
rreth orës 09:55. Palët kanë zënë
vend në sallën e Kolegjeve të
Bashkuara, në katin e katërt të
Gjykatës së Lartë. Të pranishëm
në sallë kanë qenë edhe përfaqësuesit
e OSCE-së si dhe të Ministrisë
së Jashtme. Pas një pritjeje,
rreth orës 10:17 në sallë hyjnë
anëtarët e Kolegjit Penal, të cilët
kërkojnë falje për vonesën. "Na
falni për vonesën. Ju jeni korrekt,
keni ardhur të gjithë. Ne caktuam
datën e seancës gjyqësore dhe nuk
e dinim që ishte festë. Gjykata e
Lartë nuk ka zhvilluar asnjë seancë
gjyqësore në ditë festash dhe për
këtë arsye vendosëm që mos të
thyejmë traditën dhe të shtyjmë
seancën gjyqësore, pas konsultave
me anëtarët e trupit gjykues",
u shpreh relatori i çështjes Spiro
Spiro. Ai pyeti palët se çfarë mendimi
kanë që seanca e radhës të
zhvillohet në datën 20 mars.
Prokurori Arben Kraja tha se niset
jashtë shtetit për një trajnim
ndërkombëtar, ndërsa prokurori
Artur Selmani shprehu mendimin
se gjyqi duhet të zhvillohet, përderisa
ishin mbledhur të gjitha
palët. Por ai u ndërpre nga gjykatësi,
duke i tërhequr vëmendjen se
nuk është ai që vendos, por duhet
të shprehet vetëm për pyetjen.
Loja me kungulleshka
Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e
të gjithë të pranishmëve në seancën
gjyqësore ishte shtyrja e
gjatë e procesit gjyqësor të dosjes
"Durrës-Kukës". Gjyqtari Spiro
Spiro dhe palët në proces kanë luajtur
"loja me kungulleshka", madje
nuk janë ngatërruar asnjëherë.
"Z.Basha, jeni dakord për datën 20
mars?", ishte pyetja e gjyqtarit, dhe
ministri iu përgjigj se ishte dakord
për datën 20 mars. Më pas,
gjyqtarët kujtuan se në këtë datë
nuk ishte i pranishëm prokurori
dhe duke vazhduar pyetjen, iu
drejtuan mbrojtësit ligjor të Andi
Tomës. Avokati Genc Gjokutaj
shprehu mendimin se seanca
gjyqësore mund të zhvillohet edhe
me praninë e vetëm një prokurori.
Por, pa mbaruar mirë mendimin, ka
ardhur reagimi i gjyqtarit duke i
tërhequr edhe atij vërejte se "Nuk
të kërkuam mendime. Si ju duket
data tjetër e gjyqit...?". I detyruar të
pranojë fjalën e gjyqtarëve, avokati
tha se është dakord me datën 20
Por kjo datë ka rënë automatikisht
poshtë, përderisa do të mungojë
një prokuror. Më pas gjyqtari Spiro
Spiro iu drejtua ministrit të Jashtëm.
"Z.Basha, po data 27 prill?", tha gjyqtari,
ndërsa përgjigjja ishte: "I nderuar
gjyqtar, në këtë datë kam impenjime
jashtë shtetit". "Z.Basha, po
data 3 prill?", ishte një tjetër sugjerim
për datën e gjyqit tjetër nga ana e
gjyqtarit. Me buzëqeshje në fytyrë,
Basha i ktheu përgjigje se "në këtë
datë është Samiti i Strasburgut...".
Duke parë që palët në proces kishin
impenjime, trupi gjykues u tërhoq.
Në këtë moment filluan thashethemet
në sallën e gjyqit. Prokurorët
shpreheshin hapur: "Mblidhemi
këtu edhe bëjmë filma...", ndërsa
avokatët ironizonin se "edhe shpallja
e datës tjetër në këtë ditë është e
pavlefshme". Madje vazhdonin se
kalendari i anëtarëve të trupit
gjykues duhet të jetë i huaj. Pas një
konsultimi pesë minutësh në seancë
mbërrin trupi gjykues. "Pamë
kalendarin dhe u kujdesëm që seanca
e radhës të mos jetë ditë pushimi,
pasi janë edhe Pashkët. Ne
menduam për datën 10 prill, ora
10:00", u shpreh gjyqtari, ndërsa reagoi
prokurori Artur Selmani. Ai tha:
"Zotërinj gjyqtarë! Nuk e kuptoj arsyetimin
e shtyrjes së gjyqit". Pas
kësaj, reaguan gjyqtarët duke i
treguar prokurorëve që të jenë më
të vëmendshëm në gjyq dhe herë
tjetër të marrin asistentë.
Debati i plotë në gjyqin ndaj Bashës
Relatori Spiro Spiro: Na falni për vonesën. Ju jeni korrekt, keni
ardhur të gjithë. Ne caktuam datën e seancës gjyqësore dhe nuk e
dinim që ishte festë. Gjykata e Lartë nuk ka zhvilluar asnjë seancë
gjyqësore në ditë festash dhe për këtë arsye vendosëm që mos të
thyejmë traditën dhe të shtyjmë seancën gjyqësore, pas konsultave
me anëtarët e trupit gjykues.
Prokurorë, çfarë mendimi keni që seanca e radhës të zhvillohet në
datën 20 mars?
Prokurori Arben Kraja: Zotërinj gjyqtarë, duke filluar nga sot pasdite
do të nisem jashtë shtetit për një trajnim ndërkombëtar (trajnimi
për krimin ekonomiko-financiar në Strasburg).
Prokurori Artur Selmani: Ne mendojmë se gjyqi duhet të zhvillohet,
përderisa jemi mbledhur të gjitha palët...
Gjyqtari Spiro Spiro: Nuk të kërkuam mendime, vetëm për datën
që vendosëm...
Prokurori Artur Selmani: Jam dakord që të zhvillohet kur të doni
ju...
Gjyqtari Spiro Spiro: Ju, z.Basha, jeni dakord për datën 20 mars?
Lulzim Basha: Jam dakord për datën 20 mars.
Avokati Genc Gjokutaj: Mendoj se seanca gjyqësore mund të
zhvillohet edhe me praninë e një prokurori.
Gjyqtari Spiro Spiro: Nuk të kërkuam mendime. Si ju duket data
tjetër e gjyqit...?
Genc Gjokutaj: Jam dakord për datën.
Gjyqtari Spiro Spiro: Z.Basha, po data 27 prill?
Lulzim Basha: I nderuar gjyqtar, në këtë datë kam impenjime jashtë
shtetit.
Gjyqtari Spiro Spiro: Z.Basha, po data 3 prill.
Lulzim Basha: Në këtë datë është Samiti i Strasburgut...
Gjyqtari Spiro Spiro: Trupi gjykues tërhiqet.
(Deklaratat nën zë)
Prokurorët: Mblidhemi këtu edhe bëjmë filma...
Avokatët: Edhe shpallja e datës tjetër në këtë ditë është e pavlefshme.
Duket se kalendari i anëtarëve të trupit gjykues duhet të jetë i
huaj.
Gjyqtari Spiro Spiro: Pamë kalendarin dhe u kujdesëm që seanca
e radhës të mos jetë ditë pushimi, pasi janë edhe Pashkët. Ne menduam
për datën 10 prill, ora 10:00. Palët janë dakord?
Prokurori Artur Selmani: Zotërinj gjyqtarë! Nuk e kuptoj arsyetimin
e shtyrjes së gjyqit.
Gjyqtarët: Kini mendjen kur vini në gjyq. Herë tjetër merrni asistentë.
Avokati Genc Gjokutaj: Është hera e tretë që anëtarët e Kolegjit
Penal të Gjykatës së Lartë nuk zbatojnë gjykimin e pandërprerë.
Gjyqtarët: Shtyrjen e kërkuan palët, pasi kishin impenjime, ju lutemi
asnjë koment, data është vendosur. Seancën e deklarojmë të mbyllur!
Rruga, 75 milionë euro kosto vjetore
Segmenti Rrëshen-Kalimash
mund t‘i kushtojë buxhetit
të shtetit së paku 75 milionë
euro në vit si kosto mirëmbajtjeje,
si dhe pagesë interesash
për kreditë e marra në valutë të
fortë, bëjnë të ditur ekspertë të
Ministrisë së Financave.
"Problemi me rrugën nuk është
thjesht se sa do të kushtojë për t‘u
ndërtuar, por edhe se sa do të kushtojë
për t‘u mirëmbajtur", thanë
ekspertët jozyrtarisht. Projektet
rrugore kanë një kosto vjetore amortizimi
prej së paku 5 për qind të
kostos së rrugës, gjë që për segmentin
prej 57 kilometrash nënkupton
rreth 50 milionë euro në vit.
Këto para do të nevojiten për të
mirëmbajtur asfaltin, i cili në zona
të tilla malore ka norma shumë të
larta gërryerje për shkak të klimës
së ftohtë, si dhe për të mirëmbajtur
tunelet, veprat e artit etj.
Përveç kostos së amortizimit, buxhetit
do t‘i duhet të mbulojë edhe
interesat tregtare për kredi prej
rreth 500 milionë eurosh, nga të
cilat 230 milionë euro janë marrë
sakaq, ndërsa 250-300 milionë
euro pritet të merren brenda pak
javëve. Këto kredi do të kenë interesa
vjetore prej së paku 5 për qind
në vit, për një total prej 25 milionë
eurosh. Këtë vit, shpenzimet për
interesa për borxhin e jashtëm u
rritën në 35.5 milionë euro nga 16
milionë euro që ishin në vitin 2006
si pasojë e kredisë tregtare të marrë
në vitin 2007 për të financuar
rrugën Rrëshen-Kalimash.
Shuma prej 75 milionë eurosh
është e barabartë me 2.5% të
shpenzimeve të buxhetit dhe 0.8%
të PBB-së dhe ekspertët druhen se
qeveritë mund të mos tregohen të
gatshme të mbulojnë koston e amortizimit
në vitet e ardhshme. Ka
ndodhur shpesh që rrugët kombëtare
kanë mbetur pa fonde
mirëmbajtjeje dhe kanë degraduar,
gjë që ka rritur kostot e ndërhyrjeve
riparuese më pas.
Nga ana tjetër, fluksi i pritshëm
i qarkullimit të makinave në atë
segment pritet të jetë i ulët dhe të
mos e justifikojë koston e mirëmbajtjes.
Aktualisht në pikën kufitare
të Morinit qarkullojnë më pak
se 3 mijë makina në ditë në mesatare
vjetore. Ekspertët e qeverisë
shpresojnë se importet e Kosovës,
të cilat aktualisht kryhen nga Serbia
dhe nga Porti i Selanikut do të
zhvendosen gradualisht drejt
Durrësit, por kjo gjë nuk është
shumë e sigurt për shkak se Porti i
Selanikut është njësoj larg Prishtinës
me Durrësin. Vendosja e një
takse përdorimi për rrugën nuk
është hedhur ende në diskutim
edhe për faktin se me nivelin aktual
të përdorimit të rrugës, të
ardhurat e grumbulluara mund të
jenë jo të mjaftueshme
Kukës-Morinë, 7 punëtorë të urave në grevë urie
Shtatë punëtorë të
firmës "Granit", e cila po
ndërton urat në segmentin
Kukës-Morinë, kanë
nisur dje në mesditë grevën e
urisë. Punëtorët shqiptarë,
banorë të zonave përreth,
kërkojnë respektimin e pikave
të kontratës nga pala maqedonase.
"Na kishin premtuar se
firma do të merrte përsipër
drekën, veshjet për punën
dhe pagesa jonë do të ishte
1000 lekë në ditë. Por në të
vërtetë, asnjë prej këtyre
premtimeve nuk është mbajtur.
Ndaj ne vendosëm që të
sakrifikohemi deri në marrjen
e përgjegjësive nga pronarët",
thotë Hasim Hallaçi, më i riu i
grevistëve. Grevistët janë
ngujuar në një barakë, të improvizuar
prej tyre brenda
kantierit të ndërtimit. Në
kantier puna vazhdon normalisht
nga sektorët që mbulohen
prej punëtorëve maqedonas.
Ndërkohë në zyrat e
kompanisë "Granit" në qytetin
e Kukësit nuk mundëm të
marrim ndonjë reagim për
këtë ngjarje.
ku Gjykata e Lartë do të
shprehej nëse do të gjykon
te apo jo ish-ministrin e
Transporteve, Lulzim Basha, për
abuzimet gjatë ndërtimit të rrugës
Durrës-Kukës, është kthyer në një
komedi. Anëtarët e trupit gjykues
caktuan në seancën e datës 27 shkurt
se do të japin një vendim përfundimtar
për Bashën në datën 16
mars. Megjithëse ditë pushimi zyrtar,
për shkak të festës së verës,
palët në proces janë paraqitur. Kur
mendohej se seanca do të vazhdonte
normalisht, pavarësisht këtij
gabimi, anëtarët e trupit gjykues
kishin vendosur para se të hynin në
sallë shtyrjen e gjyqit. Arsyetimi:
Jemi pushim! Por në gjykatë
prokurorët dhe të pandehurit kanë
ironizuar vendimin e tyre, duke
deklaruar se kalendari i anëtarëve
të kolegjit penal është i huaj. Ata nën
zë kanë deklaruar se gjithçka ishte
një skenar i parapërgatitur... dhe se
nuk kishin ardhur për filma.
Megjithatë një situatë tjetër komike
është shënuar gjatë caktimit të seancës
së radhës. Palët në proces
kanë "luajtur" lojën e kungulleshkës.
Dhe në fund, pas peripecish,
kanë vendosur që të shtyjnë seancën
e radhës në datën 10 prill,
duke shkelur gjykimin e pandërprerë,
sipas avokatëve.
Seanca
Ministri Basha është paraqitur
dje për herë të dytë përballë
Gjykatës së Lartë, i shoqëruar nga
ish-drejtori juridik i Rrugëve, Andi
Toma, i cili gjithashtu gjendet nën
akuzë të përbashkët me Bashën
për abuzime në tenderët publikë.
Ata kanë hyrë në derën e pasme të
Gjykatës Supreme në Shqipëri dje
rreth orës 09:55. Palët kanë zënë
vend në sallën e Kolegjeve të
Bashkuara, në katin e katërt të
Gjykatës së Lartë. Të pranishëm
në sallë kanë qenë edhe përfaqësuesit
e OSCE-së si dhe të Ministrisë
së Jashtme. Pas një pritjeje,
rreth orës 10:17 në sallë hyjnë
anëtarët e Kolegjit Penal, të cilët
kërkojnë falje për vonesën. "Na
falni për vonesën. Ju jeni korrekt,
keni ardhur të gjithë. Ne caktuam
datën e seancës gjyqësore dhe nuk
e dinim që ishte festë. Gjykata e
Lartë nuk ka zhvilluar asnjë seancë
gjyqësore në ditë festash dhe për
këtë arsye vendosëm që mos të
thyejmë traditën dhe të shtyjmë
seancën gjyqësore, pas konsultave
me anëtarët e trupit gjykues",
u shpreh relatori i çështjes Spiro
Spiro. Ai pyeti palët se çfarë mendimi
kanë që seanca e radhës të
zhvillohet në datën 20 mars.
Prokurori Arben Kraja tha se niset
jashtë shtetit për një trajnim
ndërkombëtar, ndërsa prokurori
Artur Selmani shprehu mendimin
se gjyqi duhet të zhvillohet, përderisa
ishin mbledhur të gjitha
palët. Por ai u ndërpre nga gjykatësi,
duke i tërhequr vëmendjen se
nuk është ai që vendos, por duhet
të shprehet vetëm për pyetjen.
Loja me kungulleshka
Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e
të gjithë të pranishmëve në seancën
gjyqësore ishte shtyrja e
gjatë e procesit gjyqësor të dosjes
"Durrës-Kukës". Gjyqtari Spiro
Spiro dhe palët në proces kanë luajtur
"loja me kungulleshka", madje
nuk janë ngatërruar asnjëherë.
"Z.Basha, jeni dakord për datën 20
mars?", ishte pyetja e gjyqtarit, dhe
ministri iu përgjigj se ishte dakord
për datën 20 mars. Më pas,
gjyqtarët kujtuan se në këtë datë
nuk ishte i pranishëm prokurori
dhe duke vazhduar pyetjen, iu
drejtuan mbrojtësit ligjor të Andi
Tomës. Avokati Genc Gjokutaj
shprehu mendimin se seanca
gjyqësore mund të zhvillohet edhe
me praninë e vetëm një prokurori.
Por, pa mbaruar mirë mendimin, ka
ardhur reagimi i gjyqtarit duke i
tërhequr edhe atij vërejte se "Nuk
të kërkuam mendime. Si ju duket
data tjetër e gjyqit...?". I detyruar të
pranojë fjalën e gjyqtarëve, avokati
tha se është dakord me datën 20
Por kjo datë ka rënë automatikisht
poshtë, përderisa do të mungojë
një prokuror. Më pas gjyqtari Spiro
Spiro iu drejtua ministrit të Jashtëm.
"Z.Basha, po data 27 prill?", tha gjyqtari,
ndërsa përgjigjja ishte: "I nderuar
gjyqtar, në këtë datë kam impenjime
jashtë shtetit". "Z.Basha, po
data 3 prill?", ishte një tjetër sugjerim
për datën e gjyqit tjetër nga ana e
gjyqtarit. Me buzëqeshje në fytyrë,
Basha i ktheu përgjigje se "në këtë
datë është Samiti i Strasburgut...".
Duke parë që palët në proces kishin
impenjime, trupi gjykues u tërhoq.
Në këtë moment filluan thashethemet
në sallën e gjyqit. Prokurorët
shpreheshin hapur: "Mblidhemi
këtu edhe bëjmë filma...", ndërsa
avokatët ironizonin se "edhe shpallja
e datës tjetër në këtë ditë është e
pavlefshme". Madje vazhdonin se
kalendari i anëtarëve të trupit
gjykues duhet të jetë i huaj. Pas një
konsultimi pesë minutësh në seancë
mbërrin trupi gjykues. "Pamë
kalendarin dhe u kujdesëm që seanca
e radhës të mos jetë ditë pushimi,
pasi janë edhe Pashkët. Ne
menduam për datën 10 prill, ora
10:00", u shpreh gjyqtari, ndërsa reagoi
prokurori Artur Selmani. Ai tha:
"Zotërinj gjyqtarë! Nuk e kuptoj arsyetimin
e shtyrjes së gjyqit". Pas
kësaj, reaguan gjyqtarët duke i
treguar prokurorëve që të jenë më
të vëmendshëm në gjyq dhe herë
tjetër të marrin asistentë.
Debati i plotë në gjyqin ndaj Bashës
Relatori Spiro Spiro: Na falni për vonesën. Ju jeni korrekt, keni
ardhur të gjithë. Ne caktuam datën e seancës gjyqësore dhe nuk e
dinim që ishte festë. Gjykata e Lartë nuk ka zhvilluar asnjë seancë
gjyqësore në ditë festash dhe për këtë arsye vendosëm që mos të
thyejmë traditën dhe të shtyjmë seancën gjyqësore, pas konsultave
me anëtarët e trupit gjykues.
Prokurorë, çfarë mendimi keni që seanca e radhës të zhvillohet në
datën 20 mars?
Prokurori Arben Kraja: Zotërinj gjyqtarë, duke filluar nga sot pasdite
do të nisem jashtë shtetit për një trajnim ndërkombëtar (trajnimi
për krimin ekonomiko-financiar në Strasburg).
Prokurori Artur Selmani: Ne mendojmë se gjyqi duhet të zhvillohet,
përderisa jemi mbledhur të gjitha palët...
Gjyqtari Spiro Spiro: Nuk të kërkuam mendime, vetëm për datën
që vendosëm...
Prokurori Artur Selmani: Jam dakord që të zhvillohet kur të doni
ju...
Gjyqtari Spiro Spiro: Ju, z.Basha, jeni dakord për datën 20 mars?
Lulzim Basha: Jam dakord për datën 20 mars.
Avokati Genc Gjokutaj: Mendoj se seanca gjyqësore mund të
zhvillohet edhe me praninë e një prokurori.
Gjyqtari Spiro Spiro: Nuk të kërkuam mendime. Si ju duket data
tjetër e gjyqit...?
Genc Gjokutaj: Jam dakord për datën.
Gjyqtari Spiro Spiro: Z.Basha, po data 27 prill?
Lulzim Basha: I nderuar gjyqtar, në këtë datë kam impenjime jashtë
shtetit.
Gjyqtari Spiro Spiro: Z.Basha, po data 3 prill.
Lulzim Basha: Në këtë datë është Samiti i Strasburgut...
Gjyqtari Spiro Spiro: Trupi gjykues tërhiqet.
(Deklaratat nën zë)
Prokurorët: Mblidhemi këtu edhe bëjmë filma...
Avokatët: Edhe shpallja e datës tjetër në këtë ditë është e pavlefshme.
Duket se kalendari i anëtarëve të trupit gjykues duhet të jetë i
huaj.
Gjyqtari Spiro Spiro: Pamë kalendarin dhe u kujdesëm që seanca
e radhës të mos jetë ditë pushimi, pasi janë edhe Pashkët. Ne menduam
për datën 10 prill, ora 10:00. Palët janë dakord?
Prokurori Artur Selmani: Zotërinj gjyqtarë! Nuk e kuptoj arsyetimin
e shtyrjes së gjyqit.
Gjyqtarët: Kini mendjen kur vini në gjyq. Herë tjetër merrni asistentë.
Avokati Genc Gjokutaj: Është hera e tretë që anëtarët e Kolegjit
Penal të Gjykatës së Lartë nuk zbatojnë gjykimin e pandërprerë.
Gjyqtarët: Shtyrjen e kërkuan palët, pasi kishin impenjime, ju lutemi
asnjë koment, data është vendosur. Seancën e deklarojmë të mbyllur!
Rruga, 75 milionë euro kosto vjetore
Segmenti Rrëshen-Kalimash
mund t‘i kushtojë buxhetit
të shtetit së paku 75 milionë
euro në vit si kosto mirëmbajtjeje,
si dhe pagesë interesash
për kreditë e marra në valutë të
fortë, bëjnë të ditur ekspertë të
Ministrisë së Financave.
"Problemi me rrugën nuk është
thjesht se sa do të kushtojë për t‘u
ndërtuar, por edhe se sa do të kushtojë
për t‘u mirëmbajtur", thanë
ekspertët jozyrtarisht. Projektet
rrugore kanë një kosto vjetore amortizimi
prej së paku 5 për qind të
kostos së rrugës, gjë që për segmentin
prej 57 kilometrash nënkupton
rreth 50 milionë euro në vit.
Këto para do të nevojiten për të
mirëmbajtur asfaltin, i cili në zona
të tilla malore ka norma shumë të
larta gërryerje për shkak të klimës
së ftohtë, si dhe për të mirëmbajtur
tunelet, veprat e artit etj.
Përveç kostos së amortizimit, buxhetit
do t‘i duhet të mbulojë edhe
interesat tregtare për kredi prej
rreth 500 milionë eurosh, nga të
cilat 230 milionë euro janë marrë
sakaq, ndërsa 250-300 milionë
euro pritet të merren brenda pak
javëve. Këto kredi do të kenë interesa
vjetore prej së paku 5 për qind
në vit, për një total prej 25 milionë
eurosh. Këtë vit, shpenzimet për
interesa për borxhin e jashtëm u
rritën në 35.5 milionë euro nga 16
milionë euro që ishin në vitin 2006
si pasojë e kredisë tregtare të marrë
në vitin 2007 për të financuar
rrugën Rrëshen-Kalimash.
Shuma prej 75 milionë eurosh
është e barabartë me 2.5% të
shpenzimeve të buxhetit dhe 0.8%
të PBB-së dhe ekspertët druhen se
qeveritë mund të mos tregohen të
gatshme të mbulojnë koston e amortizimit
në vitet e ardhshme. Ka
ndodhur shpesh që rrugët kombëtare
kanë mbetur pa fonde
mirëmbajtjeje dhe kanë degraduar,
gjë që ka rritur kostot e ndërhyrjeve
riparuese më pas.
Nga ana tjetër, fluksi i pritshëm
i qarkullimit të makinave në atë
segment pritet të jetë i ulët dhe të
mos e justifikojë koston e mirëmbajtjes.
Aktualisht në pikën kufitare
të Morinit qarkullojnë më pak
se 3 mijë makina në ditë në mesatare
vjetore. Ekspertët e qeverisë
shpresojnë se importet e Kosovës,
të cilat aktualisht kryhen nga Serbia
dhe nga Porti i Selanikut do të
zhvendosen gradualisht drejt
Durrësit, por kjo gjë nuk është
shumë e sigurt për shkak se Porti i
Selanikut është njësoj larg Prishtinës
me Durrësin. Vendosja e një
takse përdorimi për rrugën nuk
është hedhur ende në diskutim
edhe për faktin se me nivelin aktual
të përdorimit të rrugës, të
ardhurat e grumbulluara mund të
jenë jo të mjaftueshme
Kukës-Morinë, 7 punëtorë të urave në grevë urie
Shtatë punëtorë të
firmës "Granit", e cila po
ndërton urat në segmentin
Kukës-Morinë, kanë
nisur dje në mesditë grevën e
urisë. Punëtorët shqiptarë,
banorë të zonave përreth,
kërkojnë respektimin e pikave
të kontratës nga pala maqedonase.
"Na kishin premtuar se
firma do të merrte përsipër
drekën, veshjet për punën
dhe pagesa jonë do të ishte
1000 lekë në ditë. Por në të
vërtetë, asnjë prej këtyre
premtimeve nuk është mbajtur.
Ndaj ne vendosëm që të
sakrifikohemi deri në marrjen
e përgjegjësive nga pronarët",
thotë Hasim Hallaçi, më i riu i
grevistëve. Grevistët janë
ngujuar në një barakë, të improvizuar
prej tyre brenda
kantierit të ndërtimit. Në
kantier puna vazhdon normalisht
nga sektorët që mbulohen
prej punëtorëve maqedonas.
Ndërkohë në zyrat e
kompanisë "Granit" në qytetin
e Kukësit nuk mundëm të
marrim ndonjë reagim për
këtë ngjarje.