E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mosul, te krishteret braktisin qytetin

Me shume se 3 mije te krishtere jane detyruar te braktisin shtepite e tyre ne qytetin e Mosulit ne Irak per shkak te dhunes qe ka perfshire kete qytet prej disa ditesh.

Ky bilanc eshte publikuar nga guvernatori i provinces se Nineves, Duraid Mohammed Kashmoula, i cili nuk ka folur per viktima ne radhet e te krishtereve. Komuniteti i krishtere ne Irak perfaqeson rreth 3 % te popullsise ne te gjithe vendin qe ka rreth 26 milione banore.

Shpesh here, pakicat e krishtera jane vene ne shenjester te myslimaneve sunite dhe shi’ite, duke u detyruar te braktisin shtepite e tyre per ne shtetet fqinje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›