Pajiset serbja e parë me pasaportën e Kosovës

Një serbe që jeton në Prishtinë, ka pranuar të jetë e para qytetare e etnisë së saj që të marrë pasaportën me vulën e shtetit të Kosovës.
Bëhet fjalë për shtetasen, Divna Filipovic, e cila nuk pranoi të jepte asnjë koment rreth vendimit të saj.
Po ashtu letërnjoftimin e morën edhe shtetas të tjerë të kombësive të ndryshme që jetojnë në Kosovë.
Pajisja e tyre me dokumente identifikuese është bërë në mënyrë solemne, ku morën pjesë qytetarë nga të gjitha komunitetet.