E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski kërkon unitet për çështjen e emrit

 

SHKUP – Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka bërë thirrje për bashkim dhe unitet për çështjen e emrit. Në një deklaratë të tij Gruevski ka deklaruar se Maqedonia duhet të punojë dhe angazhohet për ruajtjen e identitetit, emrit, posaçërisht historisë dhe kulturës duke qëndruar unik, pa dallim përkatësie partiake apo fetare.
“Vetëm nëse jemi të bashkuar do të realizojmë qëllimin tonë, por nëse jemi të ndarë do të biem para testit të historisë, shkaku se përgjegjësia të cilën e mbajmë si individë, sot është e vendosur në test, nga përfundimi i të cilit varet ardhmëria jonë. Nuk mundemi vetë, nuk mundem as unë vetë, Nikolla Gruevski, as Branko Cërvenkovski, as Zoran Zaev, as Ali Ahmeti, as Menduh Thaçi as të tjerët. Nuk munden vetë as shqiptarët, as maqedonasit, turqit, serbët etj. Nuk munden vetë, por mundemi së bashku”, tha Gruevski.
(a.s/Balkanweb/INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›