Kroaci, parlamenti voton dy ministrat e rinj

Parlamenti kroat caktoi Tomislav Karamarkon në postin e ministrit të Brendshëm dhe Ivan Simonoviçin në atë të Drejtësisë.
Lajmin e bëri të ditur agjencia kroate e lajmeve, HINA. Për caktimin e Karamarkos votuan 81 deputetë pro dhe 49 abstenuan, ndërsa për caktimin e Simonoviçit votuan pro 80 deputetë dhe 49 abstenuan.
Abstenimet erdhën nga Partia Socialdemokrate dhe partia rajonale HDSSB.
Karamarko dhe Simonoviç zëvendësuan Berislav Ronçeviçin dhe Ana Lovrin, të cilët u shkarkuan pas vrasjes së tipit mafioz, të vajzës së një avokati të njohur kroat.