Mosvotimi i Cefes Meta Mazhoranca eshte solide
Politika shqiptare është e ngarkuar me energji negative, e toksikuar nga konfliktet e panatyrshme. Kështu ka deklaruar kreu i LSI, Ilir Meta në takimin parazgjedhor të Lëvizjes së Gruas për Integrim në Fier. Në lidhje me mosvotimin e Cefës, Meta tha se kjo është demokracia dhe se mazhoranca nuk konfirmohet me këto procese, por ka mënyra të tjera për konfirmimin e saj.
Duke iu referuar pasojave të krizës globale Meta tha se megjithese pa efekte dramatike vendi ka shënuar frenim të rritjes ekonomike. “PS i shton kësaj edhe krizën politike artificiale” tha Meta .
Sa i takon LGI, Meta tha se ajo është një strukturë që i bashkohet forcës dhe vitalitetit të LSI. Sipas Metës pa integrimin e gruas nuk mund të ketë integrim të shoqërisë dhe politikës. LGI në Fier nisi kështu fushatën zgjedhore për strukturat e saj.