E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permiresohet situata hidrike ne hidrocentrale

Lajme të mira vijnë nga Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare, ku niveli i ujit në hidrocentrale është rritur në mënyrë të konsiderueshme, duke arritur në rreth 277 metra. Falë rreshjeve të rëna së fundmi, prurjet maksimale arritën në rreth 650 metër kub për sekondë.  Drejtori i Përgjithshëm i KESH, Ëngjëll Zeqo bën të ditur për “ABC news”, se në muajin shkurt kuotat prekën fundin, ku vetë, prurjet zbritën nën mesataren historike, në 90 metër kub për sekonde. 

Drejtori Zeqo bën të ditur gjithashtu, se KESH është duke ruajtur rezervat hidrike, me qëllim që të hyjë në muajin maj me një nivel të lartë ujor në liqenin e Fierzës, me qëllim sigurimin e energjisë për periudhën e verës.

Gjithashtu kreu io Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare bën të ditur se nga shkrirja e dëborës u përfitua një rritje e nivelit ujor në liqein e Fierzës prej 20 metra, por kjo nuk ishte dhe nuk është më një problem serioz.

Aktualisht konsumi për energjinë elektrike në vend arrin deri në 20-21 milionë kilovat orë. Energjia që po importohet nga tregjet ndërkombëtare, në masën e 11 milionë kilovat orëve në ditë. Importi bëhet nga dy operatorët, CEZ dhe KESH, kurse pjesa tjetër e energjisë po prodhohet në vend.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›