E Shtunë, 31 Tetor 2026

(Mos)zbatimi i pakos se Ahtisarit

Nje vit pas shpalljes se pavaresise, perfaqesues te pushtetit konsiderojne se ne mase te madhe kane zbatuar propozimin gjitheperfshires te Marti Ahtisarit. Por, jane deputetet nga opozita dhe analiste te pavarur qe thone se ende ka ngecje si ne zbatimin e pakos, ashtu edhe te Kushtetutes. Ne nje udhezues te zbatimit te pakos se Ahtisarit, te perpiluar nga Zyra Civile Nderkombetare, shihet se institucionet e Kosoves, qe nga shpallja e pavaresise, kane permbushur pothuaj plotesisht axhenden legjislative. Por, ngecjet me te medha verehen ne sektorin e drejtesise, por edhe ne ato dispozita, permbushja e te cilave varet nga bashkepunimi me serbet lokale.

Kryetari i Komisionit Parlamentar per Legjislacion dhe Gjyqesi, Bahri Hyseni, e sheh si te arrituren me te madhe miratimin e ligjeve te dala nga pakoja e Ahtisarit. "Brenda ketij viti e kemi permbyllur pakon e ligjeve te presidentit Ahtisari dhe me kete rast konsideroj se me perpikeri eshte zbatuar edhe plani gjitheperfshires, por njekohesisht jane zbatuar edhe dispozitat e Kushtetutes se Republikes se Kosoves", thote deputeti i Partise Demokratike te Kosoves, Bahri Hyseni. Ne anen tjeter, deputeti opozitar nga Aleanca Kosova e Re, Riza Smaka, pranon se Kuvendi ka permbushur obligimet ne miratimin e ligjeve. Por, ai terheq verejtjen se menyra me te cilen jane miratuar keto ligje, shkakton tek-tuk vakuume juridike. "Jane verejtur qe nga fillimi disa kolizione, disa kontradiksione dhe vakuume juridike; me pastaj kemi miratuar edhe akte ligjore te tjera, te cilat medoemos, ne favor te konstitucionalizmit, do te duhej te rishikoheshin, te harmonizoheshin, te mbuloheshin disa vakuume juridike dhe te evitoheshin disa kolizione juridike", tha Smaka. Ai vlereson se Kosova ka qene shtet praktikant ne vitin e pare te saj si e pavarur. Sipas juristeve, sfida te medha mbeten perpara, e kryesorja zbatimi i Kushtetutes ne tere territorin e vendit, perkatesisht shtrirja e autoritetit te Prishtines zyrtare ne veriun e Kosoves dhe ne enklavat e banuara me shumice serbe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›