Pervoje evropiane per zhvillimin arkeologjik
Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve zhvilloi dje nje seminar rreth projektit "Arkeologjia e shpetimit ne Shqiperi dhe eksperienca evropiane", ku u lajmerua se te gjitha zonat dhe objektet arkeologjike ne Shqiperi do te perfshihen ne nje sistem mbrojtes. Kjo vjen sipas nje modeli bashkekohor dhe me te konsoliduar, nen kujdesin e Agjencise Sherbimeve Arkeologjike (ASHA). Kjo agjenci, ka si objekt, konsolidimin dhe hedhjen e bazave me te forta ne fushen e arkeologjise ne Shqiperi, permes shkembimit te eksperiencave te ndersjella midis specialisteve shqiptare dhe te huaj.
Ministri i Kultures, Pango u ndal ne rolin e ASHA-s, duke vleresuar se per here te pare ne vitin 2008, ne kuader te reformave te qeverise, pas ndryshimit te ndryshimit te ligjit "Per Trashegimine Kulturore", u krijuan dy struktura te reja, ne mbrojtje te vlerave arkeologjike ne te gjithe territorin e vendit, Keshilli Kombetar i Arkeologjise dhe Agjencine e Sherbimit Arkeologjik.
Sipas ministrit, krijimi i kesaj Agjencie lindi ne kushtet e mungeses se nje institucioni te specializuar per germime shpetimi dhe per te mbushur nje boshllek, qe ne te kaluaren perpiqeshin ta plotesonin Instituti i Monumenteve te Kultures dhe Instituti i Arkeologjise.
I bindur per efikasitetin dhe domosdoshmerine e ketij institucioni, ministri Ylli Pango vleresoi se, "ka nisur nje ere e re per arkeologjine shqiptare dhe gjithe sistemin e mbrojtjes se trashegimise kulturore materiale, qe shpresoj do te vazhdoje edhe ne te ardhmen duke i rezistuar ndryshimeve te mundshme strukturore, nisur nga domosdoshmeria e nje institucioni te tille dhe specifika e sferes qe mbulon". Sipas tij, ASHA e ka kaluar fazen e veshtire te fillimit dhe ka nisur funksionimin normal, "qe reflektohet jo vetem ne veprimtarine ne terren, por edhe ne organizimin e seminarit per arkeologjine e shpetimit, ne bashkepunim me homologet franceze".
Rreth projektit
Projekti "Arkeologjia e shpetimit ne Shqiperi dhe eksperienca evropiane", eshte nje bashkepunim shqiptaro-francez qe do te realizohet permes Agjencise Sherbimeve Arkeologjike dhe Institutit Kombetar te Kerkimeve te Arkeologjise Preventive, ne France. Ai synon ruajtjen dhe parandalimin e ngjarjeve te padeshirueshme qe mund te ndodhin para nderhyrjeve te objekteve arkeologjike.
Prezantimi
Projekti u paraqit nga koordinatorja Etleva Nallbani, perfaqesuese e Shkolles Franceze te Romes, e cila ka sjelle ne Shqiperi eksperte te institucioneve te rendesishme evropiane, sidomos ato franceze. Ne seminar ndodheshin ministri TKRS-es, Ylli Pango, Ambasadorja e Frances ne Shqiperi Maryce Daviet, president i institutit francez "INRAP" (Instituti Kombetar i Kerkimeve te Arkeologjise Parandaluese), Jean Paul Jacob, drejtori i ASHA, (Agjensia e Sherbimit Arkeologjik) Roland Olli, etj.