E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i kthjellët me vranësira të pakta

TIRANË, 6 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët, me orë të plota me diell, por nuk do të mungojnë dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare përgjatë relieveve kodrinore-malore në orët e mesditës dhe pasdite.

Era pritet të fryjë me drejtim kryesor juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare hera-herës pritet të arrijë deri 12 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›