Mot i kthjellët, shtim vranësirash gjatë mbrëmjes

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e hënë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës, ndërsa në orët e mbrëmjes do të ketë shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në veriperëndim përgjatë maleve.
Era pritet të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 8 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

/r.e/