E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i kthjellët, temperaturat deri në 28 gradë Celsius

TIRANË, 2 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e premte pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë vendin.

Era me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, luginave dhe maleve era hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 15 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 13/28 Diell pak re
Kukës 7/22 Diell pak re
Lezhë 16/27 Diell pak re
Dibër 7/23 Diell pak re
Durrës 11/28 Diell pak re
Tiranë 13/28 Diell pak re
Elbasan 15/28 Diell pak re
Berat 9/28 Diell pak re
Vlorë 16/27 Diell pak re
Korçë 7/20 Diell pak re
Gjirokastër 8/28 Diell pak re
Sarandë 16/27 Diell pak re

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›