E Diel, 1 Nëntor 2026

Qytetarët akses përmes e-Albanias në saktësimin ose ndryshimin e adresave

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Sistemi Kombëtar i Adresave (RKA) është regjistri unik dhe i standardizuar që garanton identifikimin e saktë të rrugëve, ndërtesave dhe njësive administrative në të gjithë vendin.

Përgjegjësja e IT në drejtorinë TIK të Ministrisë së Brendshme dhe AKSHI-t, Tergita Gusta, bëri të ditur se falë të dhënave të përditësuara dhe integrimit me sistemet shtetërore, Regjistri Kombëtar i Adresave kontribuon në përmirësimin e administrimit të territorit dhe planifikimit të qëndrueshëm.

Sipas saj, qytetarët mund të përfitojnë nga shërbimi elektronik “Saktësimi i Adresës”, i cili ofrohet në portalin “e-Albania”, duke u mundësuar aplikimin online për përditësimin e të dhënave të adresës në mënyrë të thjeshtë, të shpejtë dhe të sigurt, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht pranë sporteleve të administratës.

Digjitalizimi i këtij procesi synon të rrisë saktësinë e të dhënave, të lehtësojë administrimin e adresave dhe t’u kursejë qytetarëve kohë në marrjen e shërbimeve publike.

/e.i/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›