Mot i nxehtë në të gjithë vendin, temperaturat arrijnë 41° C

TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme e të nxehta.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore të vendit nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

/r.e/