E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtronin të huajt si të rifitonin paratë e humbura në call center, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq tre persona

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasit K.S., F.K. dhe E.A., të akuzuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Moskallëzim krimi”.

Prokuroria njoftoi se në përfundim të hetimeve, të nisura nga informacionet e marra në rrugë operative për një ambient në rrugën Zalli, Selitë, kati i 2, ushtrohet aktiviteti i paligjshëm i “call center”, janë kryer veprimet procedurale me iniciativë dhe brenda ambienteve janë gjetur të akuzuarit dhe persona të tjerë të ulur në postet e përshtatuara si zyrë.

Nga hetimet e Prokurorisë, rezultoi se shtetasit K.S. dhe F.K. kanë qenë personat që kanë rekrutuar punonjësit. Këta shtetas shpjegonin procesin e punës, i cili kishte të bënte me bindjen e shtetasve të huaj për të rifituar përsëri paratë e humbura (Recovery).

Sipas prokurorisë, hetimet zbuluan se agjentët merrnin informacione nga klientet për situatën e tyre të humbjes së lekëve dhe jepnin zgjidhjen për kthimin mbrapsht të tyre.

“Ata informoheshin për gjendjen e klienteve, në çfarë situate ishin, sesi i kanë humbur lekët dhe më çfarë kompanish kanë bashkpunuar më përpara. Më pas klienteve iu linte takim me ekspertin për shqyrtimin e ngjarjes dhe vazhdimësinë e telefonateve të tyre i merrnin në shqyrtim shtetasit K.S. dhe F.K”, njoftoi Prokuroria e Tiranës.

Sa më sipër, prokuroria kërkoi arrestimin e shtetassve K.S. dhe F.K., dhe dërgimin e tyre në gjyq për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, ndërsa shtetasi E.A. për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›