E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A, fitojnë Napoli, Fiorentina e Inter, Juve-Milan në 20:45

ROME-Seria A është hapur sot me takimin Inter-Parma, teksa zikaltrit kanë fituar me një rezultat minimal dhe janë ngjitur në kuotën e 53 pikëve, që do të thotë pjesëmarrje në Ligën e Europës. Ndërkohë ka spikatur edhe fitorja e Napolit, që fiton në limitin e ndeshjes, në sekondat e fundit, që “blindon” kështu vendin e dytë dhe sezonin e ardhshëm do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve. Një fitore me mjaft vlera ka marrë edhe Fiorentina, e cila tashmë është vetëm një pikë larg Milanit të vendit të tretë dhe synon të marrë pjesë në Champions. Roma ka ngecur me ekipin e vendit të fundit, duke treguar edhe njëherë që është një ekip me mjaft luhatje.
Në mbrëmbje do të luhet supersfida Juventus-Milan, ku përveç renditjes luhet edhe për prestigj dhe krenari.

Sot
Inter – Parma 1 - 0
Roma – Pescara 1 - 1
Bologna – Sampdoria 1 - 1
Catania – Palermo 1 - 1
Fiorentina – Torino 4 - 3
Napoli – Cagliari 3 - 2
Siena – Chievo 0 - 1
Juventus – Milan 20:45

Dje
Genoa – Atalanta 1-1
Udinese – Lazio 1-0

RENDITJA
1. Juventus 74
2. Napoli 65
3. Milan 59
4. Fiorentina 58
5. Inter 53
6. Roma 52
7. Lazio 51
8. Udinese 51
9. Catania 48
10. Cagliari 42
11. Parma 39
12. Chievo 39
13. Bologna 39
14. Atalanta 38
15. Sampdoria 38
16. Torino 36
17. Siena 30
18. Genoa 29
19. Palermo 29
20. Pescara 22

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›