E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lapidari për ushtarët grekë në Këlcyrë, Papas në Parlament

Publikimi ditët e fundit në Greqi, i disa fotove ku paraqitej i shkatërruar, lapidari i ngritur në Këlcyrë për nder të ushtarëve grekë, të vrarë në luftën italo-greke, ka shkaktuar reagimet e para. 

Deputeti i partisë “Agimi i Artë”, Kristos Papas e ka diskutuar këtë çështje në Parlament, duke iu drejtuar me disa pyetje ministrisë së punëve të Jashtme greke. 

Referuar fotove të publikuara nga një qytetar grek që kishte qenë në Këlcyrë, deputeti Kristos Papas shprehet se shkatërrimi i lapidarit të ngritur disa vite më parë, është një provokim i hapur antigrek, i qarqeve fashiste shqiptare. 

Sipas deputetit të partisë neonaziste, ministria e Jashtme dhe qeveria greke sillen si të shurdhër para provokimeve të tilla duke lejuar në këtë mënyrë përshkallëzimin e veprimeve armiqësore ndaj Greqisë. 

Ndërkohë ai ka drejtuar disa pyetje ministrisë së Jashtme greke lidhur me atë se “Çfarë është bërë për të etuar incidentin në Këlcyrë?” apo “Çfarë masash do të marrin autoritetet diplomatike greke?” 

Papas kërkon që të sigurohet ngritja e shpejtë e monumentit në nder të ushtarëve grekë të rënë në luftën e viteve ‘40-‘41, duke tërhequr vëmendjen që kjo çështje të mos varroset ashtu si çështja e Vorio Epirit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›