E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot me kthjellime e vranësira, temperaturat rriten deri në 33 gradë Celsius

TIRANË, 19 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht me kthjellime si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare kalimtare. Në relievet malore në lindje vranësirat hera-herës deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore të vendit reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe të dobëta. Në relievet e larta malore në verilindje priten reshje në periudha tepër afatshkurtra në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 18/32 Diell re
Kukës 15/31 Diell re shi
Lezhë 16/31 Diell re
Dibër 15/31 Diell re shi
Durrës 17/32 Diell re
Tiranë 20/33 Diell re
Elbasan 17/32 Diell re shi
Berat 15/33 Diell re
Vlorë 19/32 Diell re
Korçë 14/30 Diell re shi
Gjirokastër 13/34 Diell re
Sarandë 19/31 Diell re

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›