Rrugët e Tiranës më të ndoturat në Evropë, firmat e pastrimit më shumë ndotin se pastrojnë

Firmat shkelin kontratat, bashkia nuk i ndëshkon
Firmat private të pastrimit, që veprojnë në kryeqytet, kanë shkelur disa nga pikat kryesore te kontratës së lidhur me Bashkinë e Tiranës, veprime këto që kanë çuar në gjobitjen e tyre. Para disa kohësh ishte firma Bruçi sh.p.k e cila u gjobit me 30 mijë lekë të reja për shkak të mospastrimit sipas orareve të përcaktuara në kontratë. Më pas ishin firmat ekzistuese që vetëm para pak kohësh u gjobitën nga Agjencia Rajonale e Mjedisit meqenëse nuk pastronin rrugët dhe nuk i lanin ato sipas kushteve të përcaktuara në kontrata. Mosdizinfektimi i kontenierëve dhe gjendja e tyre jo e mirë tani është një nga problemet më shqetësues. Lidhur më këtë çështje, qytetarët shprehen të shqetësuar. Pasi ata ndihen të kërcënuar nga përhapja e ndonjë infeksioni apo sëmundje. E gjithë kjo situatë është krijuar nga puna jo e mirë që bëjnë të 6-ta firmat e pastrimit që janë aktualisht kontraktuese të Bashkisë.
Shërbimet nuk kryhen në mënyrë të rregullt nga firmat e pastrimit
Në kontratat e lidhura mes firmave të pastrimit dhe Bashkisë së Tiranës janë vendosur disa rregulla për të cilat janë përgjegjëse të dyja palët. Në marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja palët parashikohet pastrimi 2 apo 3 here në ditë i kazanëve të plehrave si dhe dezinfektimi i tyre. Por, dezinfektimi i kazanëve duket se nuk bëhet asnjëherë dhe tregues për këtë është era e ndotur e kontenierëve. Njëkohësisht, marrëveshja parashikon grumbullimin dhe transportim e mbetjeve urbane dhe tregjeve, fshirje dhe larje të rrugëve dhe trotuareve, larje speciale e rrugëve, pastrim i territoreve urbane me punëtorë dhe fshesa, larje dhe dezinfektim i konteniereve. Po kështu, parashikohet që të bëhet grumbullimi dhe transportimi i mbetjeve inerte dhe të vëllimshme, mirëmbajtja e vend- grumbullimeve të mbetjeve gjatë ditës, si dhe mirëmbajtja e rrugëve kryesore në kryeqytet. Këto shërbime asnjëherë nuk kryhen në mënyrë të rregullt nga firmat e pastrimit. Ndaj kryeqytetasit janë të shqetësuar. Olta Karemani, një banore e Tiranës shprehet se: Në rrugën Bardhyl ku unë banoj prej disa vitesh kurrë nuk kam vënë re ndonjë punë korrekte nga ana e firmave të pastrimit. Plehrat nuk mblidhen kurrë në oraret e duhura dhe kontenierët shihen gjithmonë plot. Kazanët janë me një numër tejet të kufizuar dhe madje ato që janë kanë një gjendje skandaloze. Të mos flasim pastaj për dezinfektimin e tyre që nuk bëhet kurrë. Kam frikë të dërgoj fëmijët që të derdhin plehra se mos më marrin ndonjë infeksion. Nuk kalohet pranë kazanëve të plehrave se të mbyt era e keqe. Këtu është tmerr.
Firmat e pastrimit shkaktaret e ndotjes
Katër firmat e pastrimit që operojnë në kryeqytet janë cilësuar si një nga shkaqet kryesore të ndotjes së ambientit nga Agjencia Rajonale e Mjedisit pak kohë më parë. Specialistët e kësaj agjencie monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme punën e këtyre firmave. Ata kanë konstatuar se puna e firmave të pastrimit në Tiranë është në nivele shumë të ulëta, gjë e cila shkakton një ndotje të madhe. Firmat e pastrimit nuk respektojnë në mënyrën e duhur rregullat e nënshkruara në kontratën e lidhur me Bashkinë e Tiranës. Ata nuk i lajnë rrugët e qytetit asnjëherë për muaj të tërë dhe kjo sjell praninë e një sasie të madhe të grimcave të pluhurit. Kjo sasi pluhuri në ajër i dëmton shumë qytetarët e Tiranës dhe sipas specialistëve, kjo gjë i merr atyre rreth 1.5-2 vjet jetë. Gjithashtu, këto firma nuk bëjnë mbledhjen e plehrave në oraret e duhura, si dhe nuk kanë vendosur një numër të duhur të kontenierëve të plehrave. Nga ana tjetër, edhe pastrimi i rrugëve bëhet në mënyrë skandaloze. Pastruesit shihen vetëm në rrugët kryesore dhe në qendër, duke lënë zonat e tjera në mes të plehrave. Gjithashtu, edhe makinat e plehrave janë të amortizuara, të cilat janë një faktor tjetër për ndotjen e ajrit në kryeqytet. Këto firma janë gjobitur herë pas here, por Bashkia e Tiranës akoma nuk ka ndërmarrë ndaj tyre as një masë parandaluese.
****************************************************
Zonat më të ndotura në Tiranë
Sipas monitorimit të kryer nga organizatat e grupimit "Ekolëvizja", ka rezultuar se 13 zona kanë një ndotje të përcaktuar si 5 deri në 10 herë më të lartë sesa norma e BE-së. Ndër këto zona më "pikantja" është "21 Dhjetori", me 445 mg/m3, ndërkohë që normat e lejuara nga BE-ja janë 50 mg/m3. Sipas kryetarit "Ekolëviza", z. Sulejman Mato, kjo shifër është marramendëse dhe padyshim shqetësuese, sepse duke ditur normat e BE-së, problemi i shtimit të grimcave të ndotjes bëhet gjithmonë e më shqetësues. Ai sqaroi, përveç të tjerash, se nga monitorimi që është bërë në 3 vitet e fundit rezulton se në këtë zonë ndotja ka ardhur në rritje. Sipas tij, në vitin 2003 ndotja e ajrit nga grimcat e imëta (PM 10) ishte me 483 mg/m3, ndërsa në vitin 2004 u vu re një përmirësim i nivelit të ndotjes nga grimcat e imëta (PM 10) në 432 mg/m3. Përsa i përket vitit 2005, rritja e grimcave të ndotjes u përkeqësua, pasi niveli i ndotjes nga grimcat e vogla u rrit me 13 mg/m3. Edhe gjatë 3 viteve të fundit, niveli i ndotjes, sipas monitorimit ka ardhur gjithnjë në rritje. Ndërsa në vendin e tretë, në këtë katrahurë ndotjeje nga grimcat e imëta (PM 10) vjen "Pazari i Ri", me 110 mg/m3. Pas kësaj zone radhitet zona rreth liceut artistik "Jordan Misja", e cila ka një sasi ndotjeje nga grimcat e imëta (PM 10) me 105 mg/m3. Përsa i takon zonës tek Instituti i Shëndetit Publik, është shënuar një nivel ndotjeje disi më i ulët nga grimcat e imëta me 73 mg/m3, por prapë më e lartë se normat e BE-së, pasi mesatarja e ndotjes nga grimcat e imëta PM-ja duhet të jetë 50 mg/m3. Sipas specialistit Mato, ajo që është më shumë shqetësuese është fakti se niveli i ndotjes po vjen në rritje nga viti në vit, duke shtuar se kjo situatë është akoma më problematike, sepse mesatarja e popullsisë në Tiranë është më e lartë se në çdo qytet tjetër.