E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti/ dita e zgjedhjeve me shi

Kushtet atmosferike nuk janë aspak favorizuese për zgjedhësit në këtë ditë. Meterologët parashikojnë shira në të gjithë territorin e vendit, kryesisht pjesën e dytë të ditës së djelë. Siaps Meteoalb, të gjithë votuesit, së bashku me pasaportën apo letërnjoftimin elektronik, duket të sigurohen të kenë me vete edhe një çadër. Por temperaturat për këtë të djelë pritet të pësojnë një rritje të lehtë, ndonëse në vlerat maksimale ato nuk do të mund ta kalojnë kuotën e 28 gradëve. Edhe pse ndoshta të bezdisur nga një javë shiu dhe vlerash të ulëta, edhe java që do të vijë do të karakterizohet nga një mot jo i mirë. Shirat do të vazhdojnë të mbeten të pranishëm mbi territorin tonë, por dallim do të bëjnë temperaturat të cilat do të fillojnë të rriten ndjeshëm.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›