E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motaki vizitë të paparalajmëruar në Riad

Teheran -Ministri i Jashtëm iranian, Manushehr Motaki, ka zhvilluar sot një vizitë në Riad të Arabisë Saudite në një vizitë të paparalajmëruar, bëri të ditur agjencia zyrtare saudite Spa. Motaki u prit nga homologu saudit, princi Saud al-Fayçal, shtoi agjencia pa dhënë hollësi për objektin apo kohëzgjatjen e vizitës së kreut të diplomacisë iraniane.

Kjo vizitë ndërmerret në një kuadër rajonal të karakterizuar kryesisht nga një afrim mes Arabisë Saudite dhe Sirisë, aleati kryesor arab i Iranit, por edhe nga afrimi i një samiti arab i parashikuar për në fund të marsit në Katar, një aleat tjetër i Teheranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›