Vret 4 anëtarët e një familje, më pas edhe veten
Majemi -Katër persona mbetën të vdekur sot në orët e para të mëngjesit në Majemi, kur një person hapi zjarr. Më pas, autori i ngjarjes vrau edhe veten. Një oficer i policisë së Majemit tha se personi i armatosur me një armë gjahu gjysmë-automatike vrau tre gra dhe një burrë në një shtëpi në distriktin Little Havana, pak pas mesit të natës së kaluar. Më pas ai është larguar me makinë për të vrarë veten më vonë në shtëpinë e tij, së cilës më parë i kishte vënë zjarrin, afro katër kilometër larg vendit të krimit.
"Ishte një krim brenda familjes. Bashkëshortja e kishte lënë dhe ai e kishte ndjekur nga pas", njoftoi oficeri i policisë pa dhënë hollësi të tjera. Javën e kaluar në Alabama, pranë kufirit me Floridën, një burrë vrau 10 persona, ndër to edhe nënën, gjyshen, xhaxhain dhe dy të afërm të tjerë të familjes së tij, përpara se të vetëvritej.