Moti –Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira, reshje bore dhe temperatura të ulëta

Fluksi i rrymave me origjinë Arktike ka përfshirë gadishullin e Ballkanit ku presim rënie të temperaturave në territorin e Shqipërisë.
E Shtunë, 16 Dhjetor 2023
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në perëndim, reshje shiu dhe reshje bore në verilindje dhe juglindje. Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -5/2°C
– Zonat e ulëta 0/11°C
– Zonat bregdetare 4/13°C
Kosovë
Kosova për dt. 16 Dhjetor 2023 do të ketë vranësira reshje dhe bore. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -3°C – 0°C në mëngjes deri në 2°C – 4°C gradë Celsius në mesditë.
E Diel, 17 Dhjetor 2023
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe mejgull në mëngjes. Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -9/2°C
– Zonat e ulëta -2/11°C
– Zonat bregdetare 5/12°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari