E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti- Dita e sotme e paqëndrueshme, kthjellime dhe vranësira të dendura

Për ditën e sotme (17 qershor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa prej orëve të mesditës deri pasdite vonë alternime vranësirash të cilat në relievet kodrinore malore hera-herës do të jenë të dendura, të shoqëruara me reshje shiu afatshkurtra dhe me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 14 m/s,  e shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 13 deri 30°C;

Në zonat e ulëta 14 deri 36°C;      

Dhe në bregdet 18 deri 35°C.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›