E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti- Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu, ulen temperaturat

Për ditën e sotme (16 maj) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 20 m/s, e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik e Jon të forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 8 deri 19°C;

në zonat e ulëta 10 deri 25°C;

dhe në bregdet 13 deri 25°C.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›