Atentati ndaj efektivit rrugor, përmirësohet gjendja e 46-vjecarit
TIRANE-Përmiresohet gjendja shëndetësore e efektivit të policisë rrugore, Naim Hyska, i cili u plagos me plumb në kokë gjatë një atentati mbrëmjen e 24 dhjetorit.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit që bëjnë të ditur se autoritetet e spitalit të Janinës kanë njoftuar se ka pasur shenja te qarta te permriesimit te gjendjes shendetësore të 46-vjecarit.
Ndërkaq burime nga Policia e Shtetit thanë për TVNeës24 se po vijojne hetimet per ngjarjen e shenuar me 24 dhjetor prane zones se 21 dhjetorit ne kryeqytet, ku u qëllua me armë zjarri efektivi i policisë, Naim Hyska, krim që u krye në sy të djalit të tij vetëm 12 vjec.
Sipas burimeve të policisë, janë dy pistat në të cilat po zhvillohen hetimet. E para ka lidhje me një ngjarje te vitit 1998 ne qytetin e Vlors, kur Hyska ka qene efektiv i FNSH dhe gjatë një postblloku për të arrestuar një grup grabitesish, ka pasur shkëmbim zjarri dhe ka mbetur i vrarë një person. Po ashtu po hetohet edhe në pistën e konflikteve personale që mund të ketë pasur efektivi i policisë.
(d.bNews24/BalkanWeb)