Të droguar 14 vjeçarë, sot në Ditën Ndërkombëtare kundër Drogës
Tani në Shqipëri nuk është e frikshme shifra prej 13 mijë të droguar. Në vendin tonë rezulton se janë disa 14-vjeçarë që janë përdorues të rregullt të drogave duke përbërë një alarm për gjithë shoqërinë. Kjo u bë publike sot në Ditën Ndërkombëtare kundër Drogës në një takim në qendrën Emanuel, në Vaqarr të Tiranës, një qendër që u vjen në ndihmë personave të varur nga droga.