PBDNJ do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme
"Megjithëse jemi parti opozitare dhe marrim pjesë në protestat përkrah Partisë Socialiste për zbardhjen e zgjedhjeve të 28 qershorit, PBDNJ do të bëhet pjesë e garës zgjedhore në 5 njësi të qeverisjes vendore më 15 nëntor”, tha sot për mediat Leonard Solis, Sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie.
Ai informoi mediat se Kryesia e PBDNJ-së është duke bërë përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët do t’i paraqiten KQZ-së për zgjedhjet e pjesëshme vendore.
Dy ditë më parë, Kryesia e PS-së vendosi të bojkotojë zgjedhjet e 15 nëntorit në 5 njësi vendore, që zhvillohen pas zgjedhjeve të 28 qershorit, kur krerët e këtyre njësive fituan mandatin e deputetit. PS ka ripërsëritur vazhdimisht kërkesën për hetimin e proçesit zgjedhor të 28 qershorit si kusht për të hyrë në Parlament, por edhe për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesëshme lokale.