E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS informon KE-në për demokracinë vendore

Deputeti Eduart Shalsi, të zgjedhurit vendorë të opozitës kanë informuar Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës për këtë çështje.

“Të zgjedhurit vendorë të opozitës kanë informuar Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës në lidhje më gjendjen e rëndë të demokracisë vendore në Shqipëri, si dhe kanë paralajmëruar se do të fillojnë protesta deri në bojkotimin e plotë të kësaj qeverie jo legjitime dhe të këtij kryeministri i cili qëndron mbi kutitë e mbyllura të krimit elektoral, vetëm e vetëm për të justifikuar apo përligjur plaçkitjen e vendit në interes të pushtetit të familjes së tij”, theksoi ai gjatë një konference për shtyp.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›