Moti i keq, CEZ: Masa për të garantuar furnizimin me energji
TIRANE – Kompania “CEZ Shpërndarje” ka marrë masa për të garantuar furnizim pa ndërprerje me energji në zonat e bllokuara nga dëbora. Drejtuesit e CEZ-it kanë deklaruar se prej disa ditësh kanë ngritur grupe pune që monitorojnë situatën në terren.
“Megjithëse kjo është një situatë e vështirë për shkak të kushteve të motit, CEZ po bën të pamundurën që të furnizojë çdo abonent të tij me energji. Kemi dërguar ekipet tona të punës në terren, të cilat po garantojnë funrizimin cilësor me energji.”- bënë të ditur drejtuesit e CEZ.
Gjatë komunikimin me median, u prezantua edhe drejtori i ri i CEZ-it për Shqipërinë dhe rajonin, Jaroslav Macek.
Ky ndryshim, sipas kompanisë bazohet mbi nevojën e grupit CEZ për të forcuar aktivitetin në Shqipëri dhe për tu fokusuar në zhvillimet e mëtejshme në rajon.
(er.nu/news24/balkanWeb)