Vlorë, arrestohet thyesi i disa banesave

Në pranga përfundoi shtetasi Arbër Lena, 19-vjeç, i dënuar disa herë për vjedhje, ndërsa u shpall në kërkim S.
Ç, 22-vjeç, si bashkëpunëtori i tij.
Kapja dhe arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi pasi nga hetimet e kryera nga strukturat e Parandalimit të Krimit ka rezultuar se në bashkëpunim me shtetasin S. Ç., gjatë periudhës Tetor 2011 –Janar 2012 kanë realizuar vjedhje të ndryshme banesash dhe lokalesh tregtie në qytetin e Vlorës. Deri m[ tani, vjedhjet e regjistruara është ajo e një banese në Vlorë, ku kanë marrë 4 mijë euro dhe 80 mijë lekë, ngjarje e ndodhur në nëntor të vitit të shkuar.
Gjithashtu, të rinjtë rezultojnë se kanë vjedhur edhe një student, duke i marrë 50 mijë lekë dhe një televizor, si dhe një banesë tjetër, duke marrë një lavatriçe, një sobë si dhe një kamër filmike. Gjithashtu dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhur në qytet. Nga shërbimet e policisë po punohet për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. /Start/
2012-02-02 13:22