E Diel, 1 Nëntor 2026

21 Janari, Kuvendi u heq imunitetin 3 deputetëve socialistë

TIRANË- Parlamenti votoi sot me shumice votash heqjen e imunitetit te cdo nje prej 3 deputetëve socialistë. Hapet keshtu rruga per hetimin e tyre nga Prokuroria rreth ngjarjeve te 21 janarit. Ligjvenesit te majte e te djathte bashkuan votat per heqjen e imunitetit për Besnik Barajn, Tom Doshin dhe Taulant Ballën. Fjala iu dha me radhë deputetëve Balla, Doshi dhe Baraj, ndaj të cilëve i shtë paraqitur kërkesa e organit te Akuzes. Ata dhane shpjegime rreth demonstrates se 21 Janarit. Nuk munguan akuzat ndaj qeverise per korrupsion dhe 4 vrasjet ne bulevard. Deputetet: Berisha stil komunist, fabrikon armiq. Vraesesit e vertete jane ne qeveri, ata duhen hetuar. Ne biem dakort te na hiqet imuniteti pasi keshtu nis rruga drejt zbardhjes se 21 Janarit.

HEQJA E IMUNITETEVE, MUNGOI BERISHA
Gjatë minutave kur seanca u përfshi nga debatet për heqjen e imunitetit të 3 deputetëve mungoi në parlament, kryeministri Sali Berisha. Shumica e akuzave të socialistëve iu drejtuan pikërisht kreut të qeverisë.

VOTOHET ME SHUMICE VOTASH HEQJA E IMUNITETIT TE BARAJ; BALLA E DOSHI
Ora 11:25-Kuvebndi votoi me shumice votash heqjen e imunitetit per 3 deputete socialiste, Taulant Balla, Tom Doshi e Besnik Baraj. Votimi per imunitetine Balles rezultoi me 118 vota pro, 8 kundër dhe 2 abstenime, ndaj Doshit, 116 vota pro, 9 kundër dhe 4 abstenim. Ndaj Bares votimi rezultoi, 107 vota pro, 19 kundër dhe 1 abstenim. Me kete nisme sot nga Kuvendi haper rruga per hetimin e aktivitetit te deputeteve ne ngjarjet e 21 Janarit ku mbeten te vrare 4 protestues. Heqja e imunitetit u krye pas kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme ne kuader te hetimeve per demosntaren e 21 Janarit.

BARE: ORGANIZATORËT E DHUNËS JANË NË QEVERI, T’U HIQET IMUNITETI
Ora 11:10-Besnik Bare i treti në listë për të dhënë shpejgime para parlamentit para se të votohet heqja e imunitetit të deputetit theksoi se organizatorët e vërtetë të dhunës së 21 Janarit janë në qeveri.
“Stili komunist i fabrikimit të armiqve është ende gjallë”, theksoi Bare.
Deputeti socialist theksoi se asnjë nga protestuesit nuk mbajti thika me helm, as cadra pistoleta, por vetëm parrulla.
“E pranon une isha komandant dhe punëdhënës i 200 mijë njerëzve atë 21 Janar. U dhashë nga një parrullë, tani supozohet se unë u kam thënë godisni policinë, me të drejtë duhet të akuzohem, janë supozime. Tani, kemi një punëdhënës që është Ministri i brendshëm, kryeministri që u dhanë gardistëve nga një armë, kurse protestuesit goditën vetëm me gurë dhe më vjen keq që plagosën policinë. Por kryeminsitri Berisha dhe Lulzim Basha duhet të ishin këtu dhe t’u hiqej imuniteti”.

DOSHI: BERISHA I PABESË, VRAU TANI KËRKON DËSHMITARË TË RREMË
Ora 10: 45 Gjatë kohës së tij dëgjimore deputeti i PS, Tom Doshi nga podiumi i Kuvendit kërkoi kolegëve që të votojnë për heqjen e imunitetit të tij ndërkohë bëri një përmbledhej të veprimtarisë së tij gjatë protestës së 21 janarit të vitit 2011. Doshi nënvizoi se i ëhstë përgjigjur thirrjes për protestë të PS dhe ka grumbulluar mbështetës nga qarku i Shkondër për protestë paqësore. Doshi nënvizoi se është përpjekur të qetësojë turmën që u provokua nga policia dhe për këtë arsye ai ishte plagosur edhe vetë.

“Në pamjet e NEWS24 dukej qartë se Garda gjuante nga protestuesit. Në këtë video shikohet qartë roli im. Qëllimi nuk ishte me godit kryemnisrisë. Atë ditë kam bërë c’mos për të qetësuar protestuesit, kam ngrënë gaz lotsjellës si to. Sali Berisha më ka akuzuar se doja me u bë ministër i Bredshëm, i them se ambicia ime nuk është të bëhem ministër, ai më akuzon kriminel, të gjitha shpifje. Ka fut Agron Kulicin për të torturuar njerëz në burgje me gjet dëshmitarë të rremë”,- theksoi Doshi.

Doshi akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Berisha se ka vrarë dhe ndërkohë ka ushtruar presion dhe terror për të blerë ddëshmitarë të rremë.

“E vërteta ka dalë hapur vrasësi është Sali Berisha. Edhe pas 21 janarit kanë masakruar protestues Shkodran, duke ju thënë thoni se ka paguar Tom Doshi. Por, pse e bë këtë me mu Berisha? Sepse e kam mund dy herë në Shkodër, se në 20 vjet është mësu me e pa Shkondër me 1 deputet të PS. Sali berishën e njoh për frikacakun më të madh se ka Shqipëria, vetëm një frikac si ai është i pabesë, dhe vetëm një i pabesë si ai mund të vrasë popullin e vet që proteston për të drejtat e tij, pa burrni dhe i pabesë më i madh nuk ka dalë në Shqipëri. I fali grekëve toka, vrau me SHIK-asit e tij Rmzi Hoxhën, Sali Berisha e ka fajin edhe për provokimin e 21 janarit....”,- deklaroi Doshi.

BALLA: HIQMANI IMUNITETIN. MË 21 JANAR PROTESTOVA KUNDËR KORRUPSIONIT
Ora 10:30-Deputeti Taulant Balla deklaroi nga foltorja e Kuvendit se imuniteti për të nuk përbën asnjë vlerë përballë zbardhjes së vërtetë të ngjarjeve të 21 Janarit.

“Ndihem realisht mirë që emri im është përfshirë në këtë listë të pjesshme për heqjen e 3 imuniteteve dhe hapjen e hetimeve të mëtejshme për zbardhjen e ngjarjeve të 21 Janarit”.

Balla kërkoi që parlamenti të votojë pro heqjes së imunitetit të tij. “Berisha merre këtë copë letër, nuk e duam më të na e kthesh, rëndësi ka të zbardhen ngjarjet e 21 janarit. Hiqeni imunitetin, votoni pro tij.”.

Balla vuri në dukje se është krenar që mori pjesë në demonstratën e 21 Janarit, pasi sic theksoi ai, protestoi kundër korrupsionit të qeverisë.
“Sot dhe mot do kem krenarinë morale dhe qytetare që unë isha në bulevard ballë zyrës së kryeministrit në përmbushje të detyrës së politikanit për të dëshmuar korrupsionin e qeverisjes”.

Deputeti Balla më pas akuzoi kryeministri Berisha se përdor stilin komunist. “Vrasësit i bën heronj dhe qytetarin e le pa shpresë. Unë e di mië se qytetarët e dinë që maskarenjtë kujtohen me turp dhe nuk harrohen kurrë”.

“Berisha ne nuk jemi matrioshkat e tua politike. Nuk jemi as ata që kanë lidhje me tragjedinë e Gërdecit, as atyre që bëjnë pazare në zyrë të shtetit me zë e figurë dhe më pas për 5 min hedhin poshtë ekspertizat shtetërore”.
Balla në fund të fjalës hodhi nje cadër në drejtim drejt podiumit ku qëndrojnë ministrat.

SEANCA NIS ME DEBATE
Ora 10:30-Në fillim të seancës Kryeparlamentarja Jozefina Topalli lexoi rendin e ditës, ku dhe u miratua me konsensus kalendari 3 javor i punës. Deputeti socialist dhe njëkohësisht kryetar i komisionit për integrimit Ditmir Bushati kërkoi që projektligji për INSTAT dhe prokurimet publike të mos kalojnë pasi nuk është arritur një konsensus midis palëve. Kryetarja e Kuvendit duke kundërshtuar kërkesën u shpreh se kjo cështje ka të bëjë me komisionin e ligjeve dhe kërkoi që opozita të sjellë argumenta më bindëse.
Kreu i grupit parlamentar të PS Gramoz Ruci ndërhyri duke u shprehur se konferencën e kryetarëve nuk është arritur konsensus PD-PS ndaj ai theksoi se PS nuk do votojë.
“E para mos e ngri zërin se është keq të jesh me nerva, e dyta besoj se 4 propozimet ne emër të grupit parlamentar i paraqita në knoferencën e kryetarëve, dy nga të cilat ishin propozimet e Bushatit. Pra nuk patëm konsensus, lidhur me këtë cëshjte debati që u zhvillua këtu u zhvillua edhe në konferencën e kryetarëve. Konsensus nuk ka patur dhe nëse nuk pranoni konsensus ne nuk e votjmë, ju keni mazhorancën mund ta bëni vetë”,- u shpreh Ruci.

“Ky ishte njoftim se konferenca e kryetarëve është regjistruar dhe nuk ka pasur konsensus”,- u përgjigj Topalli.

Kuvendi, sot hiqet imuniteti i 3 deputetëve
Parlamenti pritet t’i heqë sot, imunitetin 3 deputetëve socialistë që do të hetohen nga Prokuroria për ngjarjen e 21 janarit.  Ashtu siç edhe është deklaruar nga kreu i PS-së, Edi Rama, vetë grupi parlamentar i PS-së do të votojë sot, “pro” heqjes së imunitetit për Besnik Barajn, Tom Doshin dhe Taulant Ballën.  Sipas rregullores së Kuvendit, raporti i Këshillit të Mandateve do t’u shpërndahet deputeteve gjatë seancës së sotme. Më pas, fjala do t’u jepet me radhë deputetëve Balla, Doshi dhe Baraj, ndaj të cilëve është paraqitur kërkesa. Ata do të japin shpjegime ose mund t’iu përgjigjen dhe pyetjeve të deputetëve. Raporti i Këshillit nuk do të jetë objekt i diskutimit. Ndërsa në fund do të votohet fshehtas për heqjen e imunitetit. Prokuroria e Përgjithshme kërkoi autorizim për 3 deputetët nën akuzën për “organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

GJYKATA ADMINISTRATIVE
Në frymën e konsensusit PS-PD pritet të miratojnë edhe ligjin për Gjykatën Administrative. Ndërkaq, në kalendar janë përfshirë dhe ligji për shëndetin mendor, kredia për rrugën Tiranë-Elbasan si dhe plotësimi i vendeve vakante në institucione.

(d.b/el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kuvendi debate për pr/ligjin e INSTAT dhe prokurimet publike Basha: 21 janari ngjarje tragjike, hetim profesional, jo politik Arvizu: Hetimet, pasoja nëse kërcënohet Ina Rama

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›