E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Moti i keq, DPD: Trageti “AF Marina” pezullon lundrimin Durrës-Bari

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme Detare (DPD) njofton se gjatë ditës së sotme si pasojë e kushteve të përkeqësuara të motit ka pasur vonesa në mbërritje dhe proceset e bregëzimit të trageteve në portin e Durrësit.

Sipas DPD-së, kompanitë e lundrimeve bëjnë të ditur se si pasojë e kushteve të paqendrueshme të motit trageti “AF Marina” i parashikuar për lundrim mesditën e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, (Itali) ka pezulluar nisjen deri në normalizimin e situatës.

Ndërsa trageti “AF Franceska” do të kryejë lundrim pa pasagjerë si pasojë e kushteve të përkeqësuara meteorologjike.

Ndërkaq, sipas Autoritetit Portual Durrës bëhet e ditur se në terminalin e kontejnerëve proceset operacionale vijojnë normalisht dhe pa ndërpreje.

APD informon se është pezulluar përkohësisht puna në terminalin e mallrave gjenerale dhe atë rifuxho, si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve intensive.

Autoriteti Portual Durrës njofton se do të informojë për çdo zhvillim, ndërkohë që situata e lundrimit pritet të normalizohet në orët në vijim.

1 nga 2

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›