E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Korçë, Jole: Qarkullim normal në të gjithë qarkun, vijon pastrimi i rrugëve nga dëbora

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole, bëri me dije se, në akset Boboshticë-Dardhë dhe Zëmblak-dogana Goricë, vazhdon puna për largimin e dëborës nga rruga si dhe për kriposjen e saj.

Jole ndau pamje filmike nga situata në këto akse, ku duket se reshjet e dëborës vazhdojnë.

“Qarkullimi vijon normalisht në qarkun tonë dhe çdo aks po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga Autoriteti Rrugor Qendër-Lindje dhe Policia e Qarkullimit Rrugor”, është shprehur prefekti i Korçës.

Në orët në vijim dhe gjatë natës priten reshje me intensitet mesatar, ku në kuotën mbi 500 metra reshjet do të jenë në formën e dëborës. Prefekti Nertil Jole u kërkoi drejtuesve të mjeteve, të tregojnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë për në zonat ku ka prani të reshjeve të dëborës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›