E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq, Izolohen gjithe fshatrat e Pukës

Në këtë rreth është mbledhur shtabi i emergjences pasi te gjithe fshatrat e kësaj zonë kane mbetur te bllokuara. Shtabi ka kërkuar shpalljen e gjendjes emergjente 

PUKE-Situatë kritike në rrethin e Pukës, si rezultat i motit te keq me dëborë që është shoqëruar nga erera te forta si dhe ulje nen minus grade Celsius te temperaturave. Në këtë rreth është mbledhur shtabi i emergjences pasi te gjithe fshatrat e kësaj zonë kane mbetur te bllokuara. Shtabi ka kërkuar shpalljen e gjendjes emergjente. Ndërhyrja për ndihmë është kërkuar nga Qarku i Shkodrës, ku dhe ky i fundit po përballet me një situatë jo të mirë, sidomos në Malësinë e Madhe. Në Pukë qarkullimi i automjeteve eshte i mundur vetem me perdorimin e zinxhirëve, por që herë pas here rrugët bllokohen pasi dëbora e shoqëruar me erë shpejton trashësinë e borës. Mijëra banorë në fshatrat e izoluara kanë rreth 3 ditë që nuk komunkojnë me qytetin. Nuk dihet situata me rezervat ushqimore në fshatra, ndërsa është mësuar se mësimi në shkolla është ndërprerë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›