E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, nis shpërndarja e letërnjoftimeve elektronike

Zyrat e shpërndarjes së letërnjoftimeve elektronike u hapën që dje në njësitë bashkiake 3, 4, 7, dhe 10, ndërsa sot janë të gatshme për t’u shërbyer qytetarëve për tërheqjen e letërnjoftimeve edhe në te gjitha njësitë, pervec njesise nr 2 

TIRANE-Qytetarët e Tiranës mund të marrin letërnjoftimet elektronike pasi zyrat e shpërndarjes së letërnjoftimeve elektronike në Tiranë kanë filluar nga puna. Lajmin e bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme mëpërmjet një njoftimi për shtyp. Sic lajmëron dikasteri, qytetarët e Tiranës duhet të aplikojnë shpejt, pasi përndryshe do të merren saksione.
Sipas burimeve të lartpërmendura Zyrat e shpërndarjes së letërnjoftimeve elektronike u hapën që dje në njësitë bashkiake 3, 4, 7, dhe 10, ndërsa sot janë të gatshme për t’u shërbyer qytetarëve për tërheqjen e letërnjoftimeve edhe në njësitë 1, 5, 6, 8, 9, dhe 11”.
E vetmja njësi bashkiake në Tiranë që nuk e ka çelur ende një zyrë të tillë për arsye ambjentesh, është njësia 2. Por Ministria e Brendshme sqaron se letërnjoftimet edhe për këtë njësi janë prodhuar dhe paisjet janë të gatshme.

Shpërndarja e letërnjoftimeve elektronike ka filluar për personat që kanë aplikuar në javën e parë të aplikimit, ndërkohë qytetarët do të njoftohen në vijimësi për kalendarin e shpërndarjes së letërnjoftimeve elektronike.

“Përfitojmë nga rasti t’u kërkojmë qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, në veçanti qytetarëve që nuk zotërojnë pasaportë, të paraqiten pranë zyrave përkatëse për të aplikuar për letërnjoftimin elektronik. Në rast mosaplikimi do t’u nënshtrohen sanksioneve”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja duke shtuar se “shqetësimi ynë kryesor është që të gjithë qytetarët të sigurojnë të drejtën e tyre për të votuar”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›