Të pastrehët, PS: Berisha bëri mashtrimin e radhës
Nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Erjon Brace, tha se ky eshte mashtrim i radhës i kryeministrit Berisha që nuk mund të realizohet. Kreu i qeverisë premtoi dje për të paguar interesin e kredisë së apartamenteve për 6 mijë familje të pastreha
TIRANE-Partia Socialiste ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Qeverisë për të paguar interesin e kredisë së apartamenteve për 6 mijë familje të pastreha. Sipas deklaratës dhënë sot nga ambientete e selisë rozë nëpërmjet nënkryetarit të grupit parlamentar të PS, Erjon Brace, ky eshte mashtrim i radhës i kryeministrit Berisha që nuk mund të realizohet.
“Thelbësisht mashtrim sepse në buxhetin 2009, qeveria nuk ka asnjë fond për të mbështetur financiarisht faturën financiare të ligjëratës mashtruse të Sali Berishës dje. As për interesat as për principalit, pra nuk ka para për kredi, por natyrisht nuk ka para as për shtëpi”, tha Brace.
Reagimi i PS vjen në kuadër të deklaratës së bërë dje nga kreu i qeverisë për të paguar interesin e kredisë së apartamenteve për 6 mijë familje të pastreha, 3000 nga te cilat banojnë në shtëpitë e ish-pronarëve.
(d.b/BalkanWeb)