Moti i keq, Meta: Solidaritet me banorët e izoluar nga dëbora
Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka vlerësuar ngritjen e komitetit ndërministror të emergjencave për të përballuar situatën nga dëbora në veri të vendit. Në një konferencë për shtyp, Meta theksoi se LSI-ja solidarizohet me banorët e komunave të izoluara nga dëbora ndërsa ka kërkuar nga strukturat e saj në këto zona të japin ndihmën mjekësore për banorët duke dhënë edhe shembull në një situatë të tillë.
“Tërheq vëmendjen për të treguar solidaritet maksimal për banorët që po përjetojnë këtë situatë të jashtëzakonshme. Vlerësojmë ngritjen e komunitetit ndërministrot për të përballuar këtë situatë që mesa duket nuk do të jetë e shkurtër. Të gjenden të gjtiha mënyrat për të përballuar këtë situatë ku 30 komuna janë të izoluara për të qënë pranë këtyre komuniteteve për të mos u cënuar jeta e askujt dhe ti jepet asistenca e nevojshme çdo banori” ka theksuar Meta.
vijon..