Pakistan, shembet ndërtesa 18 të vdekur
Janë raportuar 18 viktima nga shembja e ndërtesës trekatëshe të një fabrike, në qytetin lindor Lahore në Pakistan. Autoritetet thonë se ka dyshime se nën rrënojat e ndërtesës janë edhe afro 30 persona.
Zyrtarët e situatave emergjente kanë njoftuar se rrëzimi i ndërtesës është shkaktuar nga shpërthimi i gazit, duke zënë poshtë dhjetra punëtorë, kryesisht të rinj të moshës nga 14 e deri në 23 vjeç.
Autoritetet kanë urdhëruar hetime për këtë incident në fabrikë, e cila merrej me prodhimin e ilaçeve mjekësore.