E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasaportat biometrike, në disa njësi nuk nis aplikimi

Në njesitë bashkiake numër 3 dhe 4 banoret megjithese kanë prerë kuponin për aplikim nuk e kanë plotesuar dokumentacionin. Kjo pasi pranë njesive bashkiake u kanë thënë se ky proces për arsye teknike do te filloje neser 

TIRANE-Megjithëse Ministria e Brendshme deklaroi një ditë më parë se sot në Tirane nis procesi i aplikimit për pasaporta biometrike në disa njësi bashkiake të Tiranes ky proces ende nuk ka filluar. Në njesitë bashkiake numër 3 dhe 4 ku banoret megjithese kanë prerë kuponin për aplikim nuk e kanë plotesuar dokumentacionin pasi pranë njesive bashkiake u kanë thënë se ky proces për arsye teknike do te filloje neser. Kurse në njesine numer 10 ku zyrtaret kane pohuar se eshte instaluar programi perkates per prodhimin e pasaportave biometrike. Por mësohet se qytetaret e kësaj njësie nuk kane nisur aplikimin pasi kane qene te painformuar dhe fluksi ka qene i paperfillshem.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›