Moti i keq, PS: Vijon gjendja alarmante, qeveria nuk parashikoi emergjencat
Tiranë- Grupi parlamentar i Partisë Socialsite u mblodh mesditën e sotme për të diskutuar lidhur me situatën problematike të krijuar në vend si pasojë e motit të keq.
Ndërkaq mbledhja ka nisur me raportimet e deputetëvë socialistë për zonat të cilat ato mbulojnë. Sa i takon Bulqizës deputeti Qemal Minxhozi ka dekaruar se situata paraqitet e rënduar ndërsa ndihmat janë të pakta.
“Situata në Bulqizë është tepër e rënduar dhe aty janë dërguar vetëm dy herë ndihma. Bashkia e Bulqizës dhe ajo e Peshkopisë nuk kanë patur fond emergjence”- tha Minxhozi.
Deputeti Dogjani tha se në Kukës banorët janë tërësisht të izoluar dhe mungesa e ushqimeve po ndihet së tepermi, teksa janë shtuar rastet e emergjencave mjeksore.
Sipas deputetit Alfred Dalipi, Korça vazhdon të jetë në një situatë emergjente pasi fshatrat të tërë janë të izoluar. “Në Vithkuq e Panarit trashësia e borës ka arritur në 2.5 metra”- u shpreh Dalipi.
Nga ana e tij kreu i PS-së, Rama ka shtuar se vendi po vuan edhe shurdhërinë e qeverisë krahas kushteve të keqia të motit.
“Sot Shqiperia po vuan veç terbimit te motit edhe shurdhimin e qeverise. Qeveria ishte e shurdhet nentorin e kaluar, kur ne kërkuam që buxheti duhet te parashikonte problemet e renda qe sot kane gjunjezuar vendin. Qeveria ishte e shurdhet kur ne argumentuam se duheshin garantuar kontratat e blerjes se energjise dhe duhej parashikuar edhe rendimi i krizes se sotme te borxhit te KESH-it”- tha Rama.
Ditën e djeshme PS-ja mblodhi komisioni i emergjencave lidhur me situatën lidhur me situatën e rëndë në veri dhe juglindje të vendit. Ndërkaq gjatë diskutimeve të djeshme komisioni vendosi të hartojë një plan solidariteti si dhe për një riorganizim transparent dhe një informim në kohë reale për operacionet e ndihmës në zonat e bllokura.
Shkrime të tjera me interes:
- Moti i keq, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Pejë Kosovë- Kushtet e këqija të motit kanë detyruar kryetarin e...
- Dibër- Moti i keq, hartohet plani i emergjencave civile Dibër- Problemet e krijuara si pasojë e motit të keq...
- Moti i keq, Pipero: Mjekët në gadishmëri, situata nën kontroll Tiranë- Situata në vend si pasojë e motit të keq...