Bllokimi i rrugëve, Olldashi: Nën kontroll akset nacionale
Kukës- Ministri i Transportit, Sokol Olldashi, ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet për të mbajtjen hapur të rrugëve nacionale në veri të vendit, pasi sipas tij erërat e forta dhe orteqet shkaktojnë dhe bllokimin e rrugëve.
Nga Kukësi, Olldashi deklaroi se po përdoret ushtria dhe disa kompani private për të mbajtur të zhbllokuara akset kryesore.
“Sot për shkak edhe të ndalimit të reshjeve të dëborës situata në veri të vendit paraqitet më e mirë. Ndërkohë që gjithë mobilizimi, qoftë i kontraktorëve, kompanive të tjera që Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka mobilizuar përkohësisht, apo mjeteve të ushtrisë është për hapjen e sa më shumë akseve rrugore”, – deklaroi Oldashi.
Në vazhdim ministri deklaroi se situata do të vazhdojë të jetë nën kontroll, dhe sipas tij këtë vit është shënuar një nga dimrat më të fuqishëm gjatë 20 viteve të fundit.
Shkrime të tjera me interes:
- Nisin reshjet e borës- Bulqizë, rrezikohet bllokimi i rrugëve nacionale Bulqizë- Moti i ftohtë, me temperatura të ulëta nën 0...
- Moti i keq, Pipero: Mjekët në gadishmëri, situata nën kontroll Tiranë- Situata në vend si pasojë e motit të keq...
- Olldashi: 4.3 miliardë lekë për ujësjellës-kanalizime Tiranë- Shoqata e Ujësjellës Kanalizimeve të Shqipërisë organizoi sot konferencën...