E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti i keq, bllokohet nga dëbora qarkullimi në bypassin e Murrizit

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës është bllokuar qarkullimi në bypassin e Murrizit. Aktualisht borëpastrueset po punojnë për zhbllokimin e rrugës.

Policia njofton se deri në hapjen e rrugës qarkullimi do të bëhet nga aksi i vjetër rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Njoftimi:

Për shkak të reshjeve të dendura të❄️ dëborës, aksi rrugor bypass-Qafë Murrizë, aktualisht është bërë i pakalueshëm. Firma kontraktor po punon për pastrimin e plotë të borës nga rruga dhe deri në përfundim të punës së tyre, qarkullimi i mjeteve që kanë si destinacion Tiranën, do të bëhet nga aksi i vjetër rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë në gadishmëri në të gjitha akset rrugore dhe apelojnë për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë,  të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit,  të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.

#policianëshërbimintuaj

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›