E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, betohet sot në seancë KQZ-ja e re

Anëtarët e rinj të KQZ-së bëjnë betimin në seancën e sotme plenare. Në rend të ditës së Kuvendit është dhe emërimi i Nepravishtës , si Kryetar i Bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë" 

TIRANE- Betohen sot para Kuvendit anëtarët e rinj të Komisionit Qëndror Zgjedhor. Në seancën se të hënës Kuvendi miratoi përbërjen e KQZ: Arben Ristani Kryetar, Klement Zguro anëtar, Pandeli Varfi anëtar, Dëshira Subashi anëtare, Artan Laze anëtar, Hysen Osmanaj anëtar, dhe Vera Shtjefni anëtare.

Në rendin e ditës së Kuvendit është përfshirë edhe ratifikimi i marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për bashkëpunim për zhvillim, si dhe disa ndryshime në ligjin "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të votojnë edhe projektvendimin "Për emërimin e Shkëlqim Bozgo, si anëtar i Bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë", si dhe "Për emërimin e Bujar Nepravishta, si Kryetar i Bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë".
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›