Moti i keq, mbërrin në port vetëm një traget
Për shkak të kushteve të vështira të motit, në port do të mbërrijë vetëm një nga dy tragetet, që përshkojnë linjën detare Vlore-Brindisi. Ndërkaq, trageti "Red Star", po mbërrin në Vlorë, me të paktën 4 orë me vonesë
VLORE-Moti i keq, që ka përfshirë bregdetin e Vlorës, ka vështirësuar lundrimin e trageteve të linjës me Brindisin. Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Migracionit të Qarkut të Vlorës, Myzafer Elezi bëri të ditur se, për shkak të kushteve të vështira të motit, në port do të mbërrijë vetëm një nga dy tragetet, që përshkojnë këtë linjë detare.
Si pasojë e motit të keq i shoqëruar me erë të fortë, forca e dallgëve në det të hapur arrin në 7 ballë. Për këtë arsye është pezulluar udhëtimi nga ekipazhi i tragetit "Kapiten Aleksandros" nga porti i Brindisit. Ndërkaq, trageti "Red Star", po mbërrin në Vlorë, me të paktën 4 orë me vonesë.
Probleme janë krijuar edhe në infrastrukturën e portit të Vlorës, por, sipas Elezit, ato nuk përbëjnë pengesë në ankorimin dhe përpunimin e tragetit, që do të kthehet sërish sot drejt Brindisit.
(d.b/BalkanWeb)